Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Gjykata Kushtetuese sqaron se partisë fituese i takon të propozojë kandidatin për kryetar të kuvendit dhe se deputetët kanë për detyrim të marrin pjesë në seancë por jo që të votojnë patjetër “pro”.
“Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se partia fituese ka të drejtë ekskluzive të propozojë kandidatin për Kryetar, ndërsa deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në votim – por jo patjetër të votojnë “pro”.”
Cakolli ka shtuar se kur mungon shumica lind obligimi për të zhvilluar diskutime.
“Prandaj, kur mungon shumica, lind obligimi për të zhvilluar diskutime, për të kërkuar kompromis dhe për të shmangur zvarritjen e mëtejshme – jo domosdo në mes të këtyre seancave krejt të kota. Nëse nuk ka lëvizje, duhet të fillojnë së paku reflektimet – qoftë për qasjen, qoftë për vetë opsionet politike.”