Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: Me këtë ritëm, do të duhen rreth tri javë që procesi i numërimit të përmbyllet

13/02/2025 - 18:11
në Kryesore, Lajme
A A
Cakolli: Me këtë ritëm, do të duhen rreth tri javë që procesi i numërimit të përmbyllet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se procesi i numërimit në qendra është shpesh kaotik, për shkak të problemeve të vazhdueshme me internetin, tensioneve mes vëzhguesve dhe komisionerëve, mospërputhjeve të shpeshta të të dhënave, stafit të trajnuar dobët, procedurës së pranimit të materialeve.

Sipas Cakollit me këtë ritëm që po numërohen votat do të duhen edhe rreth 3 javë që procesi i numërimit të përmbyllet.

“Me këtë ritëm, edhe sikur 20 qendrat e tjera të fillonin punë nesër—e që nuk pritet të ndodhë—do të duhen rreth 3 javë që ky proces të përmbyllet. Pra, rezultati i plotë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre nuk do të dihet para fillimit të marsit.”

Cakolli ka thënë se në disa qendra numërimi nuk ka nisur akoma për shkak të moslidhjes së kamerave me ekrane.

“Për KQZ-në, e vetmja gjë që duket se ka rëndësi është përmbyllja e procesit, pa marrë parasysh vonesat. Shembulli më i qartë i kësaj neglizhence dhe mungese përgjegjësie është arsyetimi zyrtar se në disa qendra numërimi ende nuk ka nisur për shkak të moslidhjes së kamerave me ekranet! Derisa një vend i tërë pret rezultatet, procesi zvarritet për një teknikalitet të tillë absurd.”

Ai ka shtuar që KQZ duhet urgjentisht t’i adresojë këto mangësi.

“KQZ-ja duhet urgjentisht t’i adresojë këto mangësi, të rrisë kapacitetet dhe të garantojë më shumë transparencë. Në anën tjetër, subjektet politike duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë. Ndryshimet sistemore nuk mund të bëhen pa një analizë të thelluar paraprake. Kosova duhet t’i kthehet numërimit të të gjitha votave në vendvotime, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.”

JU REKOMANDOJMË

Incident në Spitalin e Mitrovicës, sulmohet një infermiere dhe dy punonjës
Lajme

Incident në Spitalin e Mitrovicës, sulmohet një infermiere dhe dy punonjës

15/01/2026 - 12:28
Supremja merr vendim për ankesën e PDK-së që kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit
Kryesore

Supremja merr vendim për ankesën e PDK-së që kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit

15/01/2026 - 12:14
Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
Lajme

Spiropali: SHBA s’e futi në listë të zezë Shqipërinë, s’janë bllokuar vizat për turistë, studentë e qytetarë

15/01/2026 - 11:54
Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Lajme

Maliqi: Vendimi i SHBA’së për viza s’lidhet me ato turistike, por me imigrantët e 75 vendeve që përfituan ndihma

15/01/2026 - 11:12
Tërmkolli: Nëse Kurti ka bërë diçka pozitive, është refuzimi i Open Balkan
Lajme

Termkolli thotë se Kurti, Osmani dhe Abdixhiku janë “kuadro të përgatitura nga Sorosi”

15/01/2026 - 11:11
Prokurorja: Kemi prova materiale që Nagip Krasniqi i ka dërguar projekte Dejona Mihalit, ajo kundërligjshëm ka vendosur për to
Kryesore

Prokurorja: Kemi prova materiale që Nagip Krasniqi i ka dërguar projekte Dejona Mihalit, ajo kundërligjshëm ka vendosur për to

15/01/2026 - 11:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    301 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Jusuf Azemi me një paralajmërim të rëndësishëm lidhur me pagën minimale prej 425 euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë