Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se nëse kreu i LVV-së, Albin Kurti, s’ka arritur që të ketë deri tani 61 vota për të zgjedhur qeverinë e re, vështirë se do të arrijë të bëjë një zgjidhje në 15 ditët që do t’ia japë presidentja për të formuar Qeverinë.
Cakolli thotë se LVV ka qenë në diskutime prej një muaji, që kur janë shpallur rezultate përfundimtare.
“S’besoj që LVV do të rrezikojë të futet në afate kohore për të zhvilluar negociatat. Sepse nëse s’i ka siguruar deri tani, e unë besoj që ka gati një muaj që kur ka pasur diskutime, që kur janë shpallur rezultatet përfundimtare, unë mendoj se është vështirë e pritshme që të sigurohen numrat në 15 ditshin që jep Presidentja për krijimin e Qeverisë së re”, ka thënë ai në FRONTAL.