Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli për votat me postë: Sipas këtij trendi, LDK e merr edhe një mandat deputeti, LVV mund të shkojë në 49 nëse i fiton 60% të tyre

02/03/2025 - 12:00
në Kryesore, Lajme
A A
Cakolli i reagon VV-së për shifrat e papunësisë: Është tregues që qytetarët shihen si një publik injorant
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka publikuar projeksionet e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës kur janë numëruar mbi 30% të votave me postë.

Ai shkroi në Facebook se sipas këtij trendi, LVV-ja është afër t’i sigurojë 49 mandate, ndërsa LDK-ja është afër ta marrë edhe një mandat deputeti. PDK-ja mund ta humbë një ulëse në Kuvend.

“Me mbi 30% të votave me postë të numëruara (shtuar votave nga vendvotimet e rregullta dhe misionet diplomatike) këto janë projeksionet e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës. Ajo çfarë bie në sy është një performancë tejet pozitive e LDK-së, e një e dobët e PDK-së. LVV-ja vazhdon të jetë e para me shumicën e votave me postë, por është dukshëm larg nivelit të përkrahjes sikur në votat në misionet diplomatike”, shkroi Cakolli.

“Megjithatë, procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon, dhe trendet e votave të mbetura mund të sjellin disa prej këtyre ndryshimeve: ♦️ LVV është afër sigurimit të 49 mandateve, por që ta arrijë këtë, duhet të fitojë mbi 60% të të gjitha votave me postë. Me trendin aktual, kjo është e mundur, por jo e garantuar. ♦️ LVV mund të arrijë edhe në 50 mandate, nëse fiton rreth (+) 70% të votave me postë. Me trendet e deritanishme, kjo është vështirë e arritshme, por e mundur. 🔹 Me një trend të tillë, LDK është vetëm disa qindra vota larg që ta marrë edhe një mandat nga PDK, dhe nëse vazhdon të performojë mirë në votat me postë, mund të arrijë 21 mandate. 🔹 Nëse LDK rritet edhe më shumë, kjo mund të ndikojë në gjasat e LVV-së për të siguruar 49 mandate. 🔸 PDK është në zonë kritike midis 23, 24 dhe 25 mandateve. Aktualisht është në 24 mandate, por afër t’a humbë një. E madje, nëse LVV shkon drejt 50 mandateve, PDK mund të humbasë edhe një mandat tjetër. 🔸 Për t’i pasur 25 mandate, PDK-ja duhet t’i ketë mbi 13% të votave me postë – që është gati dyfishi i përqindjes që ka tash”, shtoi ai.

Pavarësisht këtyre projeksioneve, ai thekson se “rezultati përfundimtar mbetet i hapur, pasi numërimi i votave me postë ka treguar se preferencat ndryshojnë në varësi të komunave”.

“Në këtë fazë të fundit, çdo ndryshim i vogël në votat e mbetura mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve”, shkroi Cakolli.

JU REKOMANDOJMË

Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Rrëzimi i 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, Abazi e quan Kurtin “superkriminel”

11/01/2026 - 20:51
Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Kryesore

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47
Mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për testin e maturës, 500 prej tyre u refuzohet e drejta e nënshtrimit në këtë afat
Kryesore

Komuna e Prishtinës: E menaxhuam situatën, nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit

11/01/2026 - 19:43
Seanca e natës, Kryeziu tallet me VV-në: Të krijohet përshtypja e një ndeshjeje futbolli ku luanë vetëm një ekip
Kryesore

Se pse LDK ra në 13% “lexoni deklaratat e fundit të Abdixhikut për ta kuptuar”, thotë Kryeziu

11/01/2026 - 19:20
Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, por e pëson keq në fund nga policia
Lajme

Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, por e pëson keq në fund nga policia

11/01/2026 - 18:55
Lajme

Temperaturat ekstreme, Jasharaj me propozim të ri për fillimi e mësimit në shkolla

11/01/2026 - 18:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë