Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Caktimi i paraburgimit për 9 ‘manipuluesit’ e votave në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje

06/02/2026 - 19:05
në Kryesore, Lajme
A A
Caktimi i paraburgimit për 9 ‘manipuluesit’ e votave në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të paraburgimit ndaj komisionerëve të dyshuar për manipulim me vota në Prizren.

Përmes vendimit të marrë më 4 shkurt 2026, Apeli ka aprovuar pjesërisht si të bazuara ankesat e mbrojtjes së të dyshuarve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kësaj gjykate, ata mbeten nën masën e paraburgimit deri në marrjen e një vendimi të ri dhe se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, lidhur me dyshimin e bazuar, në cilat prova mbështetet dyshmi i bazuar dhe arsyetimin e caktimit të kësaj mase.

Sipas Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar nuk ka dhënë arsyet të qarta dhe konkrete mbi bazën e të cilave do të vërtetohej dyshimi i bazuar se nëntë të dyshuarit kanë kryer veprat për të cilat dyshohen, e që do të ishte edhe bazë ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Apeli konstaton se në aktvendimin e Themelores vetëm janë listuar provat, por nuk janë analizuar e as konkretizuar veprimet individuale të të pandehurve dhe nuk janë sqaruar dhe as vlerësuar- për të vlerësuar bazën kryesore, që është dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

“Si rrjedhojë, moselaborimi i këtyre provave e bën vendimin të paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm në aspektin arsyetues dhe material”, thuhet në vendim.

Apeli thotë se erdhi në përfundim që në aktvendimin e Themelores është bërë një përshkrim i mospërputhjes së votave pa sqarimin se në bazë të cilës provë është vërtetuar mospërputhja në numrin e votave.

Andaj, ka gjetur se shkalla e parë ka dështuar të japë një vlerësim të plotë dhe të arsyeshëm të provave të paraqitura gjatë procedurës, duke mos argumentuar bindshëm se si ka ardhur në përfundimin mbi ekzistimin e dyshimit të bazuar nëse të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit me parashtresë ka propozuar që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuara dhe të vërtetohet aktvendimi i ankimuar.

JU REKOMANDOJMË

Osmani me fjalim lamtumirës, thotë se u sfidua nga brenda meqë s’lëvizi nga parimet: Kosova s’është instrument

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
04/04/2026 - 18:36

Vjosa Osmani në faqen e saj zyrtare ka publikuar fjalimin e saj lamtumirës pasi ia ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, kryeparlamentares Albulena Haxhiu. Osmani ka thënë...

Më shumëDetails

Zeqiri: Osmani do të ketë ndikim në rezultatin e ardhshëm zgjedhor

Zeqiri: Osmani do të ketë ndikim në rezultatin e ardhshëm zgjedhor
04/04/2026 - 18:30

Analisti, Adrian Zeqiri në  “Info Magazine” tha se ish-presidentja, Vjosa Osmani ka ndikuar në rritjen e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje. Zeqiri tha se Osmani do të ketë ndikim...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani përlotet pas largimit nga presidenca, stafi i saj e përcjell me lot dhe duartrokitje

Vjosa Osmani përlotet pas largimit nga presidenca, stafi i saj e përcjell me lot dhe duartrokitje
04/04/2026 - 18:19

Vjosa Osmani sot ia ka dorëzuar Albulena Haxhiut detyrën e presidentes së Kosovës. Kësisoj ka marrë fund edhe mandati i saj pesëvjeçar si e para e shtetit. Pas...

Më shumëDetails

Rama: BE na do, dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne

Rama: BE na do, dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne
04/04/2026 - 17:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se vendi ka arritur përparim të konsiderueshëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Shqipëria ka mbyllur të gjitha kapitujt e negociatave...

Më shumëDetails

Osmani lë Presidencën pas pesë viteve, largohet me veturën që dikur e shfrytëzonte Rugova

Osmani lë Presidencën pas pesë viteve, largohet me veturën që dikur e shfrytëzonte Rugova
04/04/2026 - 17:44

Pas dorëzimit të detyrës së presidentes tek Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani është larguar nga ndërtesa e Presidencës së Republikës së Kosovës të cilën e drejtoi për pesë vite....

Më shumëDetails

Nga protestat në rrugë me Vetëvendosjen deri te Presidenca, rrugëtimi 16 vjeçar i Albulena Haxhiut në politikë

Nga protestat në rrugë me Vetëvendosjen deri te Presidenca, rrugëtimi 16 vjeçar i Albulena Haxhiut në politikë
04/04/2026 - 17:27

Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit – ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena Haxhiut, e cila nga 4 prilli është edhe ushtruese e detyrës së presidentit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë