Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Caktohet data për seancën konstituive të Kuvendit

01/04/2025 - 16:56
në Kryesore, Lajme
A A
Ende s’ka rezultate finale, sa deputetë kanë siguruar VV, PDK, LDK, AAK-NISMA në bazë të të dhënave të deritashme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës për 15 prill.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, thuhej në një njoftim të Presidencës.

Seanca e parë konstituive udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu në sallë. Kuvendi zgjedh më pas kryetarin dhe pesë nënkryetarët – pra Kryesinë.

Kryeparlamentari propozohet nga grupi më i madh parlamentare dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit (61). Tre nënkryetarët propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen po ashtu me shumicë votash të të gjithë deputetëve, ndërsa dy nënkryetarët tjerë janë nga radhët e komuniteteve joshumicë. Edhe ata zgjidhen me shumicë votash të të gjithë deputetëve.

Pas konstituimit të Kuvendit nis procedura për formimin e Qeverisë. Sipas Kushtetutës, presidenti duhet t’ia propozojë Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër, në konsultim me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën.

Në këtë rast, nga zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh.

Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit janë certifikuar më 27 mars. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 ulëse, pasuar nga Partia Demokratike me 24 ulëse, Lidhja Demokratike me 20 dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 ulëse. Minoritetet kanë 20 ulëse.

JU REKOMANDOJMË

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)
09/04/2026 - 00:04

Më 31 mars të këtij viti, dy persona ia kanë vënë flakën një fitnesi në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, policia sot ka njoftuar se ka arrestuar...

Më shumëDetails

OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
08/04/2026 - 23:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë bërë Rezolutës së Kuvendit për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Arrestohet një person në Mitrovicë për sulm seksual
08/04/2026 - 22:50

Sot Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar njofton se ka realizuar një operacion të suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni është...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Ne i kishim 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate

Pas pak takimi i Osmanit me liderët partiakë, çfarë pritet të ndodhë?
08/04/2026 - 22:34

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se kjo parti i kishte pasur të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Sadiku në Debat Plus ka...

Më shumëDetails

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës
08/04/2026 - 22:17

Një rast i rëndë i dëmtimit të pasurisë është zbuluar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, ku është dëmtuar një objekt i Postës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Rasti...

Më shumëDetails

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit
08/04/2026 - 22:04

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për praktika të eliminimit të figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë