Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çeku: Boja mbështetës i lëvizjes paqësore dhe luftës së UÇK-së

19/10/2024 - 13:59
në Kryesore, Lajme
A A
Çeku: Boja mbështetës i lëvizjes paqësore dhe luftës së UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish komandanti i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës(TMK), Agim Çeku në konferencën shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës për figurën e ish-myftiut dhe ambasadorit të Kosovës, Rexhep Boja ka thënë se Boja ishte mbështetës dhe frymëzues për brezat e ri në rrugën e atdhedashurisë.

Ashtu siç e mbështeti lëvizjen paqësore Profesor Boja do të mbështeste fuqishëm edhe luftën për liri të udhëhequr nga UÇK-ja, ka thënë Çeku.

“Ky popull ka hyrë në rrugën drejt fitores. Ne jemi të këtij populli dhe përherë do të jemi në mesin e tij. Hoxha gjendet përherë pranë flamurit“.

Këto fjalë të profesor Bojës ishin thirrje e qartë për mobilizim në radhët e UÇK-së. Dhe kësaj thirrjeje ju bashkuan edhe shumë imamë të cilët ishin frymëzuar e brymosur me ndjenja të larta kombëtare dhe fetare. Shumë nga ta ranë dëshmorë në themelet e lirisë së Kosovë duke ndjekur kështu shembullin e shumë prijësve fetarë të cilët ne shekuj ishin flijuar për liri. Nuk duhet harruar as ndihmën e madhe që Bashkësia Islame i dha UÇK-së në fushën e logjistikës ka thënë ai.

”Gjatë kohës sa shërbeja si komandant në TMK-së me profesor Bojën e kemi skicuar se si duhet të ndërtohet raporti mes fesë dhe ushtrisë, siç e kanë të gjitha ushtritë moderne të botës në të cilat besimi ka rolin e vet. Sot ushtria jonë ka imamin e vet dhe hapësirat e nevojshme që pjesëtarët e saj të praktikojnë fenë e tyre siç e kanë të rregulluara të gjitha ushtritë e vendeve demokratike. Forcimi i besimit e forcon edhe karakterin dhe personalitetin e ushtarakut dhe e bën atë më të kompletuar”.

Çeku tutje shtoi se ”Kur në mars të vitit 2006 kam marrë postin e kryeministrit për të udhëhequr Kosovën në fazën finale të procesit të pavarësisë e kam ftuar Profesor Bojën që të jetë pjesë e ekipit tim në këtë proces me fokus angazhimin e tij në vendet arabe. Ai e ka pranuar pa asnjë hezitim këtë mision dhe për dy vjet ka punuar me vullnet dhe përgjegjësi prej burrështetasi pa kërkuar asnjë kompensim nga shteti. Ai ishte emisar special i Kosovës në botën arabe”.

Edhe pse ka vepruar në njç terren të vështirë diplomatik duke ju falçnderuar lidhjeve të tij jo vetëm më politikanë por edhe me figura të rëndësishme të shteteve arabe, Profesor Boja ka arritur të marrë mbështetje nga shumë vende. Njohjet që do të vinin për Kosovën nga shtete arabe me ndikim janë si rezultat edhe i angazhimit të pakursyer diplomatik të Profesor Bojës, i cili ishte një nga themeltarët e diplomacisë së Kosovës.

Profesor Boja po i mungon shumë shtetit të Kosovës. Të gjithëve po na mungon urtësia, guximi dhe largpamësia e tij. Të gjithë ne, veçanërisht Bashkësia Islame, e kemi për detyrë ta kultivojmë frymën e tolerancës qe ai e ka mbjellur dhe ta ruajmë atë nga rryma që nuk janë tonat por dhe nga lëvizje dhe iniciativa që nuk i shërbejnë kësaj tolerance të ndërtuar me shekuj.

Profesor Boja i ka dalë hakut popullit dhe vendit të tij. Por unë nuk jam i sigurt nëse ne i kemi dal hakut atij. Ishalla na e ka bo hallall”, ka thënë ish-kryeministri Agim Çeku në fjalën e tij.

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati
Lajme

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

30/05/2025 - 23:18
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Kryesore

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë

30/05/2025 - 22:31
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka
Kryesore

Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

30/05/2025 - 22:28
Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju
Kryesore

Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju

30/05/2025 - 22:11
‘Një fundvit plotë drita’ – Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët
Kryesore

Policia deklarohet për defilimin e maturantëve në veri, që u shoqërua me fishekzjarrë dhe flamuj serb

30/05/2025 - 21:37
Mirena për Qeverinë Kurti: Krimet po i bëjnë jo veç me tërrpi, po edhe me krenari
Kryesore

Mirena për Qeverinë Kurti: Krimet po i bëjnë jo veç me tërrpi, po edhe me krenari

30/05/2025 - 21:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë