Kandidatët për kryetar të Prishtinës janë duke u përballur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku i ka thënë kryetarit aktual Përparim Rama se trafiku në kryeqytet është i ngulfatur.
“Për besë me ndëgju Ramën shumë kisha dasht me marr njëherë një përgjigjje, ae din se Prishtina është e ngulfatur nga trafiku, unë e përjetoj çdo ditë këtë gjë”, ka thënë Çeku.