Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali në konferencën për media u pyet edhe për çështjen e presidentit. Konjufca tha se Kushtetuta e Kosovës e dallon qartë mënyrën e zgjedhjes së Qeverisë nga ajo e Presidentit, duke theksuar se për kreun e shtetit kërkohet një shumicë më e gjerë dhe bashkëpunim ndërmjet partive politike.
Ai tha se mazhoranca vlerëson se me një kandidat të njëanshëm nuk mund të sigurohen 80 votat e nevojshme, pasi nuk garantohet mbështetja e opozitës.
Sipas Konjufcës konkludimi i mazhorancës, ani pse jo absolut, ai tha se është qe përmes një emri të përveçëm mos me mbështet për muri opozitën.
“Sa i përket Presidentit e dini dhe e keni të qartë që Kushtetua jonë qëllimisht e ka bërë një dallim të rëdn mënyrës se zgjedhjes dhe qeverisë. Qeveria zgjedhet me një mazhorancë në Kuvendin e Kosovës dhe mjafton 61 vota, por te Presidenti dallon kjo. Dhe kjo në Kushtetutën tonë prej atyre që e kanë konceptuar në fillim, me siguri idea bazike ka qenë që një mazhorancë e thjesht mos me pas garancinë që vet me zgjedh Presidentin, por me qenë kjo një far lloj i bashkëpunimit edhe me forcat tjera politike që me ardhë te numri i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Këtë radhë s’po foli me emra të partive politike, por po flas me konceptet e mazhorancës, në Kuvend ajo mazhorancë që është prej 66 numrave ne jemi bind që nuk ka mundësi përmes nje emri që propozohet, një emri i njëanshem ta marrim dhe votën e garantume të opozitës për ti bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk po them që është absolut, por me përafërsi është konkludimi i mazhonrancës. Pra konkludimi është qe përmes një emri të përveçëm mos me mbështet për muri opozitën”, tha ai.
Sipas tij, për këtë arsye kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët opozitarë, përfshirë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si shenjë pjekurie politike dhe hap pozitiv për Kosovën.
Pikërësiht për këtë arsye Kurti ka bërë thirrje me i taku partitë, kryetarët. Deri tash i ka kry takimet, i ka pas pardje dhe dje takimet kryesore me Hamzën dhe Abdixhikun dhe ky është lajm i mirë per Kosovën. Është pjekuri e re sepse eshte përpjekje e mire, qe se bashku te mund të ulemi dhe ta kuptojm nj tj cka po synojmë. Keqkuptimet me te medha po lindin kur spo merremi vesh dcka po dojm. Kur lideret e partive politike ulen dhe diskutojne pëer ore te tera eshte lajm i mire per Kosoven”, tha Konjufca.
Rreth pyetjes se a është ai opsion për President, Konjufca tha se qëllimi i VV-së s’është ky.
“Jo une mendoj qe nuk është shtruar ne kete kontekst? po ta kishte casjen mazhorance qe ta propovoj nje president te VV-së, eshte ajo qe thash ne fillim qe po dojm me shmang, se eshte me qit oopozitën para aktastitt te kryer. Kësaj radhe ky seshte qëllimi i mazhorancës”, tha ai.













