Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë bëri Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 2021?

03/01/2022 - 21:21
në Sport
A A
Çfarë bëri Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 2021?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ashtu si viti 2020, edhe ky vit nuk ishte më i miri i mundshëm për Përfaqësuesen e Kosovës. “Dardanët” zhvilluan tetë ndeshje eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, si dhe gjashtë miqësore, derisa rezultatet nuk kanë qenë aspak bindëse.

“Dardanët” e drejtuar nga ish-trajneri Bernard Challandes kanë pasur një kampanjë zhgënjyese në eliminatoret e botërorit në vitin që lamë pas, raporton FrontOnline.

Nga tetë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka regjistruar vetëm një fitore kundër Gjeorgjisë 0:1 në Tblisi, derisa ka arritur të barazojë me Greqinë dy herë (1:1).

Kurse, sa i përket humbjeve, Kosova i pësoi pesë sosh në këtë kampanjë – dy humbje nga Spanja, dy nga Suedia si dhe një nga Gjeorgjia (1:2).

Pamundësia për të arritur në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në Katar bëri që Federata e Futbollit e Kosovës ta shkarkojë zviceranin Bernard Challandes.

Viti i miqësoreve

Përpos tetë ndeshjeve zyrtare, “Dardanët” zhvilluan gjashtë ndeshje miqësore me kombëtare si Lituania, San Maria, Malta, Guinea, Gambia dhe Jordania.

Në këto gjashtë ndeshje, tanët fituan vetëm katër sosh, derisa u mposhtën nga Guinea (1:2) dhe Jordania (0:2).

Drejt FFK-së kishte kritika të ashpëra për këto miqësore me pretekstin se kanë aranzhuar ndeshje të tilla për t’i fshehur rezultatet zhgënjyese

Prurjet e pakta

Përkundër se vit pas viti, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës japin premtime për risi në Përfaqësuesen e Kosovës, një gjë e tillë duket se nuk po ndodhë.

Në vitin 2021, Kosovës iu bashkuan vetëm Emir Sahiti, Astrit Selmani dhe Toni Domgjoni, megjithatë vëmendja ishte krejt diku tjetër.

Elvis Rexhbeçaj, Mërgim Berisha dhe Andi Zeqiri pritej ta vishnin fanellën e “Dardanëve”, por ende jo.

Madje, Zeqiri edhe pse kishte pozuar me fanellën e Kosovës, ka ndryshuar mendjen dhe ka pranuar ftesën e Zvicrës, përfaqësuese me të cilën ka zhvilluar edhe disa ndeshje zyrtare.

Ndërkaq, Berisha dhe Rexhbeçaj zyrtarisht ende nuk kanë vendosur në këtë drejtim.

Shkarkimi i Challandesit

Pas një periudhe prej më shumë se tre vjet, aventura e Bernard Challandesit te Përfaqësuesja e Kosovës u mbyll në muajin tetor.

Në tre vjet e gjysmë, trajneri zviceran drejtoi Kosovën drejt ambicieve të mëdha në 37 ndeshje.

Në këto ndeshje, Kosova nën drejtimin e Challandesit regjistroi 16 fitore, tetë barazime dhe 13 humbje, ku 67 futbollistë i kishte përdorur në formacionet e tij.

Kosovo's manager Bernard Challandes gives a press conference at St... Nachrichtenfoto - Getty Images

Presioni ndaj FFK-së për ta shkarkuar Challandesin erdhi pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe rezultateve zhgënjyese këtë edicion.

Me Challandesin, Kosova kishte shkëlqyer në debutim në Ligën e Kombeve, ku kishte fituar edhe grupin përkatës.

Pas shkarkimit të zviceranit, Kosovën e drejtoi në ndeshjet e mbetura të këtij viti slloveni Primoz Gliha, i cili nuk është se u tregua i suksesshëm.

Trajneri i ri – Felix Magath apo Marco van Basten?

Që prej shkarkimit të Challandesit, në media janë përhapur shumë spekulime në lidhje me pasardhësin e zviceranit te Përfaqësuesja e Kosovës.

Shumë emra të njohur të futbollit botëror janë përmendur, por favorit raportohen se janë vetëm dy.

Bericht: Felix Magath will Trainer-Comeback geben - Bewerbung bei Schottland-Klub - Sportbuzzer.de

Trajneri gjerman, Felix Magath dhe ish-futbollisti holandez, Marco van Basten janë dy opsionet e preferuara të FFK-së.

Se kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës, mbetet të shihet në fillim të vitit 2022.

Dragusha: Shkarkimi i Challandesit vendim i duhur, me trajnerin e ri shpresoj ta arrijmë kualifikimin

Ish-futbollisti i mirënjohur dhe ish-reprezentuesi i Kosovës, Muhamet Dragusha e ka komentuar ecurinë e përfaqësueses në vitin që po lëmë pas.

Fillimisht, ai ka folur për ecurinë e Bernard Challandesit, trajnerit tashmë të shkarkuar të Kosovës.

“Që nga ardhja e trajnerit Challandes te Kosova, menduam se filloi një epokë e re, e drejtë, korrekte dhe e dashur për sportdashësit, jo që trajneri Albert Bunjaku nuk ishte i duhur, pasi edhe ai në fazën kur u emërua trajner, e bëri të pamundurën që t’i sjell te Kosova lojtarët cilësor”, ka thënë Dragusha për FrontOnline, duke vazhduar:

“Por, Challandes e trashgoi një skuadër që me të vërtetë në fillimet e saj ishte e jashtëzakonshme, disiplina ishte mbi nivel pasi ai donte profesionalizëm në të gjitha aspektet. Fati i tij e përcolli edhe me një garë të re nga UEFA që na mundësuan përmes Ligës së Kombeve një mundësi të dytë kualifikimi dhe ishte fat se ishim në rang me kombëtaret e vogla, por me cilësi më të vogël. Aty ishin hapat e parë të trajnerit me suksese, ku edhe menduam se kualifikimi po ndodhë pasi udhëheqja e trajnerit me staf ishte në nivelin e pritur”, theksoi ai.

Dragusha: Kjo që ka ndodhur është mrekulli - Insporti

Më tutje, Dragusha thotë se për mos kualifikimin, një faj e kanë edhe drejtuesit.

“Ndodhi si ndodhi, pandemia dhe nuk u kualifikuam. Fajet janë në shumë drejtime, por një faj mbetet edhe te drejtuesit që nuk e jetësuam ëndrrën e shumë pritur. Aty ishte edhe kthesa dhe gjërat shkuan keq e më keq, pastaj ndeshjet nuk ishin të menaxhuara mirë, por as të studiuara mirë”, nënvizoi Dragusha.

Ish-futbollisti i disa skuadrave në Kosovë tregon edhe si nisi rënia e “Dardanëve”.

“Filloj të zhduket disiplina e fillimit, ku si pasojë e saj na ikën dy futbollistë te Shqipëria – Dermaku dhe Ismajli, pastaj ishte Paqarada që tha se nuk do të pranojë ftesën derisa të largohet Bernard Challandes. Dhe kështu përfunduam një cikël pa suksese. Prishja e kontratës me Challandesin ishte vendim i duhur i FFK-së dhe shpresoj se trajneri i ardhshëm të nxjerrë maksimumin dhe ta kemi një sistem më
ndryshe të lojës, poashtu sjellje të reja dhe të kompletohemi drejt një kualifikimi në evropian apo botëror”, përfundoi për FrontOnline Muhamet Dragusha.

JU REKOMANDOJMË

Skandal në aeroport: Babai i Yamalit akuzohet se e pështyu një punonjëse në fytyrë

Skandal në aeroport: Babai i Yamalit akuzohet se e pështyu një punonjëse në fytyrë
28/10/2026 - 09:45

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një tjetër polemikë. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai dyshohet se e shkaktoi një incident në...

Më shumëDetails

Lamine Yamal reagon pasi Topi i Artë s’u bë i tiji

Lamine Yamal reagon pasi Topi i Artë s’u bë i tiji
27/10/2026 - 21:06

Lamine Yamal ka reaguar pas ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, duke thënë se është i bindur se një ditë do të vijë momenti i tij. Ylli...

Më shumëDetails

Yamal ka kohë: Messi, Cristiano Ronaldo dhe legjendat e tjera e fituan Topin e Artë pas moshës 20-vjeçare

VIDEO/ Emocionohet Lamine Jamal, tifozi i zjarrtë i bën dhuratën speciale përpara ndeshjes kundër Uruguait
27/10/2026 - 14:30

Lamine Yamal nuk arriti ta fitojë Topin e Artë 2026, pasi përfundoi në vendin e tretë, pas Harry Kane dhe Kylian Mbappé. Megjithatë, talenti i Barcelonës ka ende...

Më shumëDetails

Luis de la Fuente, trajneri më i mirë në botë

Luis de la Fuente, trajneri më i mirë në botë
27/10/2026 - 10:54

Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2026, pas suksesit historik me Kombëtaren e Spanjës, me të cilën fitoi Kupën e Botës. Përzgjedhësi...

Më shumëDetails

Shuhen të gjitha dyshimet, Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë”

Shuhen të gjitha dyshimet, Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë”
27/10/2026 - 10:18

Harry Kane është fituesi i ri i “Topit të Artë”. Forma e tij e jashtëzakonshme me Bayernin, u shpërblye duke e arritur suksesin më të madh për një...

Më shumëDetails

Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

VIDEO/ Emocionohet Lamine Jamal, tifozi i zjarrtë i bën dhuratën speciale përpara ndeshjes kundër Uruguait
26/10/2026 - 15:48

Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen statistikore të futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në krye të listës qëndron ylli i Barcelonës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë