Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putinit?

31/12/2025 - 09:39
në Lajme
A A
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putinit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Presidentit Putin. Udhëheqja ukrainase e hedh poshtë këtë si gënjeshtër që synon të justifikojë vazhdimin e luftës në Ukrainë. Çfarë dihet deri tani?

Për çfarë po e akuzon Rusia Ukrainën?

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov akuzoi Ukrainën të hënën (29.12.) se sulmoi një rezidencë presidenciale në rajonin e Novgorodit gjatë natës me 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi. Ai tha se askush nuk u plagos dhe njëkohësisht njoftoi kundërpërgjigjen ruse. Moska nuk do të ndërpresë bisedimet për t’i dhënë fund luftës, tha Lavrov, por shtoi, se pozicioni i saj negociues do të “rishikohet” pas sulmit, të cilin e përshkroi si terrorizëm shtetëror. Lavrov nuk paraqiti prova për akuzën, por kërcënoi se Rusia tashmë kishte “identifikuar objektiva në Ukrainë”.

Si reagoi Kievi?

Presidenti Zelensky i hodhi poshtë akuzat ruse si “një raund i gënjeshtrash”. Ai tha se qëllimi i Rusisë ishte të justifikojë sulme të mëtejshme ndaj Ukrainës dhe të zgjasnin luftën që ka vazhduar që nga pushtimi në shkurt 2022. “Kjo histori për ‘sulmin ndaj rezidencës’ të supozuar është një trillim i plotë”, tha ai. Ministri i Jashtëm ukrainas, Sybiha u bëri thirrje liderëve botërorë të dënojnë Rusinë për pretendimet e saj: “Ka kaluar një ditë dhe Rusia ende nuk ka paraqitur asnjë provë të besueshme për akuzat e saj. Dhe nuk do ta bëjë. Sepse nuk ka asnjë. Asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur.”

Ku ndodhet rezidenca?
Rezidenca Valdai, e njohur edhe si “Ushin” ose “Dolgiye Borody”, është një kompleks i ruajtur me masa të rrepta në brigjet e liqenit Valdai. Ndodhet afërsisht 360 kilometra në veri të kryeqytetit, Moskës. Nuk është e qartë se ku ndodhej Vladimir Putini për kohën në fjalë. Putini ende nuk ka komentuar publikisht për situatën.

Si reagoi Trump?
Putin e informoi presidentin amerikan për incidentin të hënën. “Nuk më pëlqen kjo. Kjo nuk është mirë”, u tha Donald Trump gazetarëve. “Është një gjë të ofendosh. Është diçka tjetër të sulmosh shtëpinë tënde. Nuk është koha e duhur për diçka të tillë. Dhe sot dëgjova për këtë nga Presidenti Putin. Isha shumë i zemëruar për këtë.”

Ku duhet të kenë qenë dronët?
Pas deklaratës së Lavrovit, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se 91 dronë ishin rrëzuar gjatë udhës për në rezidencën presidenciale. Këto përfshinin 49 mbi rajonin e Bryansk, 450 kilometra nga Valdai, një mbi rajonin e Smolensk dhe 41 mbi rajonin e pyllëzuar të Novgorodit. Në raportet e saj të mëparshme mbi operacionet ushtarake, ministria nuk kishte përmendur ndonjë sulm ndaj rezidencës. Në vitin 2023, Rusia akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj Kremlinit me dronë në një përpjekje për të vrarë Putinin, por Ukraina mohoi çdo përfshirje.

Çfarë pritet?
Fillimisht nuk u shtrua për diskutim ndërprerja e bisedimeve për një paqe të mundshme. “Pasoja diplomatike do të jetë një forcim i pozicionit negociues të Federatës Ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit Peskov. Ai nuk specifikoi se cilat objektiva mund të sulmonte Rusia, por tha se ushtria e dinte se kur dhe si të reagonte./DW/

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Po tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021
Kryesore

Kurti: Po tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021

31/12/2025 - 10:33
NISMA s’do ta kalojë pragun, vjen reagimi i parë i Limajt: Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, çdo votë është amanet
Lajme

NISMA s’do ta kalojë pragun, vjen reagimi i parë i Limajt: Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, çdo votë është amanet

31/12/2025 - 10:30
Kryetari i Kaçanikut merr vendim : Nga janari, nga 200 euro për nënat lehona
Lajme

Kryetari i Kaçanikut merr vendim : Nga janari, nga 200 euro për nënat lehona

31/12/2025 - 10:11
Kurti e Rizvanolli shkojnë për vizitë në Postën e Kosovës
Kryesore

Kurti e Rizvanolli shkojnë për vizitë në Postën e Kosovës

31/12/2025 - 09:58
Kosova, më së largu ekonomisë së BE-së në rajon
Ekonomi

Kosova, më së largu ekonomisë së BE-së në rajon

31/12/2025 - 09:54
Konjufca e “shkarkon” Dimal Bashën, Kurti e kishte propozuar Ministër të Infrastrukturës
Lajme

Çka ndodhi me ish-kryetarin e Kuvendit? Dimal Basha i 36-ti me vota në Vetëvendosje

31/12/2025 - 09:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Jep dorëheqje kryetari i degës së PDK-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Superzbritje në Emona Center për festën e Vitit të Ri

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë