Në raundin e 18-të të kampionatit australian, u takuan Wellingon Phoenix dhe Auckland FC, dhe në ndeshje u shënua një gol vërtet i pabesueshëm nga një distancë prej 70 metrash.
Ndeshja ishte duke u luajtur kur në minutën e 24-të topi arriti te mbrojtësi i ekipit mysafir, Jake Girdwood-Reich, i cili vendosi ta godiste topin me gjithë fuqinë e tij drejt portës së Wellingtonit nga një distancë prej 30 metrash larg portës së tij.
Portieri i ekipit vendas, Joshua Oluwayemi, doli nga zona e tij e penalltisë, por e gjykoi gabim fluturimin e topit i cili shkoi në portë mbi kokën e tij.
Pas atij goli të çuditshëm, loja e Wellingtonit u prish plotësisht, dhe lojtarët vendas pësuan shumë shpejt tre gola të tjerë dhe patën një disavantazh 4-0 në pjesën e parë.
Në fund të ndeshjes, Auckland shënoi një tjetër gol për fitoren me rezultat përfundimtar 5-0.
Auckland është i dyti në tabelë me një pikë më pak se lideri Newcastle Jets, ndërsa Wellington është në vendin e 10-të nga 12 ekipe me 20 pikë të fituara. /Telegrafi/













