Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë parashihte Udhëzimi për pajisjet fiskale që e shfuqizoi Supremja?

16/07/2025 - 14:23
në Ekonomi
A A
Çfarë parashihte Udhëzimi për pajisjet fiskale që e shfuqizoi Supremja?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar tashmë dhe e ka shpallur të paligjshëm Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale (Udhëzim Administrativ, NR. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë), të nënshkruar më 15 prill nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Sipas Supremes, nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë, është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Udhëzim Administrativ për pajisjet fiskale përcaktonte rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat lidhur me lëshimin e kuponëve fiskalë, gjatë realizimit të veprimtarive ekonomike në Kosovë, si dhe mjetet për nxitjen e konsumatorëve për marrjen e kuponit fiskal.

Udhëzimi parashihte edhe instalimin e pajisjeve dhe sistemeve fiskale, të cilat mundësojnë raportimin e të dhënave dhe monitorimin nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në kohë reale, si dhe ruajtjen e të dhënave në memorie.

Në Udhëzim cekeshin rolet e prodhuesve, zhvilluesve, shitësve të autorizuar dhe tatimpaguesve.

Udhëzimi, po ashtu, përcaktonte detyrimet e blerësit, sipas të cilave, ai duhet të mbajë kuponin e lëshuar fiskal deri në 30 metra pas largimit nga vendi i ushtrimit të aktivitetit të shitësit, në rast të ndonjë kërkese nga një zyrtar i autorizuar i ATK-së që ta tregojë atë.

Udhëzimi i detyronte të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbime për konsumatorin e fundit, pavarësisht mënyrës së pagesës, të lëshojnë kuponë fiskalë për ato furnizime në momentin e pagesës, apo furnizimit me mall apo shërbim (nëse ka dakordim mes palëve që pagesa të bëhet më vonë).

Lëshimi i kuponit fiskal parashihej edhe për ata persona, të cilët ofrojnë falas furnizime të mallrave ose shërbimeve për konsumatorin.

Sipas Udhëzimit, modeli i pajisjeve elektronike fiskale përfshin arkën fiskale, printerin fiskal, si dhe sistemet elektronike të pikave të shitjes, pajisjet e lidhura, pajisjet e transmetimit të të dhënave dhe sistemet që përfshijnë arka fiskale me memorie fiskale të paprekshme dhe memorie punuese.

Udhëzimi kërkonte, po ashtu, që softueri dhe hardueri që përdoren nga shfrytëzuesi i pajisjes elektronike fiskale, të regjistroheshin dhe të raportonin transaksione në kohë reale dhe t’i dërgonin të dhënat në serverët e ATK-së.

Sipas Udhëzimit, instalimi i çdo pajisjeje fiskale nga personi i autorizuar bëhet në mënyrë që t’i pamundësojë ndryshimet në softuerin dhe harduerin origjinal të autorizuar.

Kur të jenë instaluar softueri dhe hardueri, çdo modifikim bëhet vetëm nëpërmjet teknikut të autorizuar, shpjegonte Udhëzimi.

Softuerin elektronik fiskal duhet ta instalojnë të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari ekonomike, ashtu si edhe institucionet publike, të cilat për shërbimet e ofruara pranojnë pagesa në para të gatshme.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në ditën e nënshkrimit të Udhëzimit, shkroi në Facebook se qëllim i tij është zhvillimi i sistemit të ri softuerik, “i cili do ta reformojë komplet sistemin e arkave fiskale, duke e bërë tranzicionin në sistem digjital”.

Procesi i vendosjes së arkave fiskale në Kosovë ka filluar në vitin 2010, me qëllim të shmangies së evazionit fiskal.

Sipas të dhënave të mëhershme të Institutit Riinvest, që promovon zhvillimin modern ekonomik në Kosovë, janë 23 deri në 25 për qind e bizneseve që u shmangen obligimeve tatimore, duke i nënraportuar shitjet.

Drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Alban Hashani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë vitin e kaluar se niveli i shmangies tatimore është më i lartë te kompanitë e vogla, për shkak se edhe kontrollet te to janë më të rralla.

JU REKOMANDOJMË

Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi

Nafta mund të shtrenjtohet sërish, kjo është arsyeja
19/03/2026 - 13:39

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm...

Më shumëDetails

Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
18/03/2026 - 20:16

Rrjeti i marketeve “Emona Center” ka sjellur një superofertë speciale për festën e Bajramit në shumicën e produkteve për familjen tuaj që kjo festë të ketë bollëk në...

Më shumëDetails

Kompleksi “Bujaria Home” në Mitrovicë – cilësi dhe standard ultramodern

Kompleksi “Bujaria Home” në Mitrovicë – cilësi dhe standard ultramodern
18/03/2026 - 19:57

Kompleksi “Bujaria Home” po vazhdon të ndërtohet me hapa të shpejtë në qendër të Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ky kompleks banesor ndërthur cilësinë e lartë, arkitekturén moderne...

Më shumëDetails

Kompleksi “Premium Building” në qendër të Vushtrrisë me cilësi, arkitekturë moderne dhe i detajuar në perfeksion

Kompleksi “Premium Building” në qendër të Vushtrrisë me cilësi, arkitekturë moderne dhe i detajuar në perfeksion
17/03/2026 - 20:14

Kompania e njohur e ndërtimit nga Vushtrria “Premium Building” po vazhdon ndërtimin e kompleksit supermodern në qendër të Vushtrrisë, shkruan Veriu.info. Ky kompleks është vendi ideal që të...

Më shumëDetails

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025
13/03/2026 - 21:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve....

Më shumëDetails

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë
13/03/2026 - 21:07

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në EURO n’T7 ka alarmuar për ikjen e kapitalit privat nga Kosova.Sipas tij, derisa viteve të kaluara kemi folur vetëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë