Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova 3” dhe fituesi i BBVA, Gjesti ka bërë një ndryshim të madh në rrjetin social Instagram.
Ai ka fshirë të gjitha postimet si dhe ka ndërruar fotografinë e profilit, duke i lënë fansat të hamendësojnë se çfarë ka ngjarë.
Krejt çka shihet në profilin e Gjestit është numri kontaktues për “booking”.
Gjesti ishte në qendër të vëmendjes me lojën që zhvilloi brenda BBVA, lidhjen e dashurisë dhe dinamikat e tjera që ndodhën brenda shtëpisë. / Klankosova.tv