Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë ruajnë arkivat franceze rreth figurës dhe politikës diplomatike të Ali pashë Tepelenës

01/12/2025 - 18:38
në Ndryshe
A A
Çfarë ruajnë arkivat franceze rreth figurës dhe politikës diplomatike të Ali pashë Tepelenës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Mimoza KUCHLY

Figura e Ali Pashë Tepelenës, duket se zë një vend të rëndësishëm në historinë e epokës napoleoniane. Por, ka diçka që të bën të dyshosh në arsyen e “harresës” të marrëdhënieve mes Napoleonit francez dhe “Tigrit të Epirit”, siç quhej Ali Pashë Tepelena.

Të shfletosh me qindra faqe dokumentesh nga një bibliotekë pariziane në tjetrën, nga njëri arkiv në tjetrin, do të kuptosh se të dyja këto figura historike, janë ndeshur shumë herë përballë; me sukses apo humbje, me dredhi apo ndershmërisht, në mënyrë miqësore apo armiqësore, secili në mbrojtje të idealit të vet dhe pse asnjëherë nuk u ndeshën ballë për ballë. Ali Pashë Tepelena sundoi së bashku me tre djemtë dhe nipërit e tij prej vitit 1787 deri më 1822. Ai u përpoq të bëhej barrikadë e tyre që përpiqeshin ta pengonin të realizonte qëllimet e tij për krijimin e një shteti të pavarur, shkëputur plotësisht nga Porta e Lartë. Kjo ishte një ndër shkaqet që Janina u bë epiqendër për fuqitë e mëdha të asaj kohe të cilat vendosën konsullatat e tyre; si Franca, Anglia, Rusia, Venecia, Austro-Hungaria etj..

Në këtë aspekt letërkëmbimet mes Janinës dhe Parisit, Ali Pashës dhe Napoleonit, të drejtpërdrejta apo nëpërmjet konsullit francez François Pouqueville, apo përfaqësuesit e tij në Itali, shfaqin qartë interesat e tyre përtej raporteve diplomatike. Nëpërmjet letrave del dukshëm mënyra e komunikimit të pashait tepelenas me fuqitë e mëdha, marrëdhënie të cilat i kalojnë kufijtë e aleancave, por edhe pozicionin e Luanit të Janinës që të mos ia servir askujt vendin e tij si një pjatancë të ngrohtë. Ali pashë Tepelena nëpërmjet këtyre dokumenteve paraqitet si një sundimtar me një pozicion të rëndësishëm në arenën jo vetëm ballkanike, por duke kaluar edhe atë evropiane. Natyrisht, nëpërmjet konsullit francez duket edhe roli i rëndësishëm i Napoleon Bonapartit, dialog – debat të dy botëve në përplasje të interesave të tyre.

Më poshtë letërkëmbimet e konsullit francez François Pouqueville në Janinë,(1808) korrespodenca të shkëputura nga Arkivi Diplomatik i Francës në Paris.

Janinë, më 1 janar 1808

Drejtuar Shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Berthier, Guvernator i përgjithshëm, ministër i Luftës i Madhërisë së Tij, Perandorit të Francës. Prej disa kohësh, më është njoftuar të mos angazhohem në një mënyrë tepër të dukshme për momentin. Tre korrierë kanë mbërritur njëri pas tjetrit nga Kostandinopoja, por është bërë e ditur në mënyrë sekrete se ambasada jonë nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare nga Porta e Lartë. Megjithatë, duhet vënë re se Madhëria e Tij Napoleoni, armik i Anglisë, kërkon në të njëjtën kohë edhe dorëzimin e një territori. Ali Pashës i është lutur të sigurojë ushqime dhe mjete ushtarake në rast të një zbarkimi anglez në bregdet, gjë që ai e ka premtuar, por ai pret urdhrin zyrtar për të hyrë në veprim. Tregtia me ishujt është ndërprerë plotësisht.

Janinë prill 1808

Zotëri,

Ali Pasha u nis më 21 prill për në Prevezë, ku ka mbledhur rreth gjashtë mijë njerëz; ai mori me vete të dërguarin anglez, i cili që nga muaji janar banon fshehurazi në Ziosë, dhe e maskoi atë në mënyrë që të mos njihej. Ai madje ndaloi rojet që të më jepnin kuaj, megjithëse nuk i kisha kërkuar, duke dashur kështu të më largonte dhe të më pengonte të shihja çfarë do të ndodhte. E di paraprakisht se ai duhet të takohet me anglezin në Metikë, pasi kam një agjent në bordin e kryqëzatës që ndodhet në ujërat e Shën Mores. Myftar Pasha qëndroi në Janinë për të më mbikëqyrur, sikur të ishim në gjendje lufte. Me gjithë urdhrat e rreptë të Portës së Lartë dhe premtimet e tij të përsëritura, Ali Pasha sapo ka penguar nisjen e dyqind qeve të destinuar për Korfuz, që ndodhen në Prevezë; i shkrova për këtë çështje në momentin e nisjes së tij. A do të durojë Madhëria e tij edhe për shumë kohë ndikimin anglez mbi këtë pjesë të kontinentit? A do ta ndëshkojë Ali Pashën, autorin e gjithë këtyre makinacioneve? Kjo do t’i bënte një shërbim Francës, Portës së Lartë dhe njerëzimit.

Nënshkruar Pouqueville
Janinë, 22 qershor 1808

Zotëri,

Kolegu im në Bordo, z. David, më njofton me një letër të 29 janarit, e cila sapo më ka arritur, se një emisar anglez, duke u prezantuar si djali i gjeneralit Marmont, është parë në kampet turke. Ky emisar, gjithmonë duke predikuar një aleancë të përhershme ndërmjet Rusisë dhe Turqisë kundër Francës, kishte synimin të shkonte nga Janina në Korfuz. Informacione të reja bëjnë të ditur se agjentë të tjerë, duke shpërndarë letra të falsifikuara në emër të gjeneralit Marmont, po ngjallin dyshime te grekët. Ali Pasha ka përhapur fjalën nëpër Shqipëri se djali i mbretit Louis XVI nuk ka vdekur, por gjendet ose në Rusi, ose në Angli.

Nënshkruar Pouqueville

Shkresë e shkruar në italisht nga Ali Pashë Tepelena

 Shkëlqesia Juaj,

Megjithëse i kam shkruar hollësisht Shkëlqesisë Suaj me një tjetër letër, dëshiroj t’ju dërgoj posaçërisht dragomanin tim Sulejman Aferdis, që të mund t’ju japë edhe gojarisht një shpjegim më të saktë për gjithçka. Në të njëjtën kohë, si person i besuar i imi, ai do të mund t’ju përcjellë ndjenjat që Shkëlqesia Juaj ushqen për mua, ashtu si edhe unë ndaj Jush ndjenja të miqësisë së përjetshme, që në këto rrethana do të mund të shfaqen plotësisht. Dhe përmes tij do t’ju jepen edhe ato sende që janë përgatitur për këtë qëllim. Unë i përkushtohem hirësisë Suaj dhe mbetem me respekt të përsosur dhe me vlerësim të pandryshuar.

Shkëlqesisë Suaj

Miku i sinqertë

Veziri Ali Pasha

(nënshkrimi arabisht: Ali)

Janinë, 27 Shtator 1808

P.S. Për Shkëlqesinë e Tij, Zotin Gjeneral Berthier,

Ministër i Luftës në Paris.

Janinë, 1 dhjetor 1808

Ali Pashës, Vezir i Janinës dhe Trikallës,

Vezir,

Ajo që ka ndodhur prej më shumë se dy vitesh me qeverinë tuaj, ka qenë objekt i shumë ankesave nga Porta e Lartë. Duke vepruar kështu ndaj sovranit tuaj, Madhërisë së Tij Perandorit dhe Mbretit Napoleon, është bërë e nevojshme të parashtrohet ndjenja e besnikërisë dhe e drejtësisë që duhet të karakterizojë një vasal të ndershëm. Por, në vend të kësaj, masat e ndërmarra nga Porta e Lartë kanë sjellë vetëm shkaqe të reja pakënaqësie. Në lidhje me Madhërinë e Tij Perandorin, flamuri i lavdishëm i kombit francez është fyer dhe ofenduar në kështjellën e Butrintit, e cila sipas urdhrave të Portës iu dorëzua në administrim Shkëlqesisë suaj. Kjo fyerje, e bërë me qëllim, nuk mund të përputhet me ndjenjat që ju pretendoni se keni ndaj Francës, dhe që më keni shprehur vazhdimisht në letrat tuaja. Më 27 tetor të vitit të kaluar, komandanti anglez me qëndrim në Pargë, kapiteni Wilson, së bashku me një eskortë prej 40 ushtarësh, erdhën në Butrint, të shoqëruar nga oficerët e garnizonit turk të vendosur aty. Ai vizitoi vendin, inspektoi fortifikimet dhe u kthye në Pargë me nderime të ofruara nga trupat tuaja. Gjithashtu, porti i Prevezës, i furnizuar dhe i ruajtur nga bateritë, u bë vend i kalimit të anijeve angleze, që hynë lirshëm dhe pa asnjë pengesë nga trupat tuaja. Në bregdetin e Epirit, ata gjithashtu kanë gjetur mikpritje, gjë që është tepër e favorshme për armiqtë e Francës. Këto veprime nuk janë më pak të dëmshme, duke marrë parasysh fushatat e aleatëve francezë që tashmë kanë filluar në Dalmaci dhe në Shqipërinë e Poshtme. Të gjitha këto, unë jam i detyruar t’ia raportoj qeverisë sime, duke i bashkëngjitur provat që zotëroj. Duke qenë se porti i Prevezës, port i furnizuar dhe i mbrojtur nga bateri të rëndësishme, është shumë i dobishëm për anijet dhe barkat franceze, kam nderin t’ju njoftoj se plazhi i Epirit u ofron atyre gjithashtu përparësi të shumta, të favorshme për sukses. Megjithatë, rreziku i tyre nuk është aspak më i vogël ndaj tregtarëve dhe udhëtarëve që vijnë shpesh në brigjet e Vlorës dhe në Shqipërinë e poshtme.

Në përfundim,

Kostandinopoja duhet t’i dërgojë, urdhër prej Portës së Lartë, Ali Pashës së Janinës.

Unë protestoj:

  • Kundër marrëdhënieve që ju po lidhni me anglezët
  • Që Anglia të dërgojë oficerë për të rekrutuar shqiptarë për shërbimin e saj.

3-Kostandin Vlaho, agjenti juaj në Gjirokastër, të cilit iu grabitën më 27 të muajit në fshatin e Gjirokastrës, pesëdhjetë e tre ta lërë, një shumë e konsiderueshme për banorët e atij vendi.

…Ju gjithashtu shfaqni një shembull të pakënaqësisë së vazhdueshme mbi një çështje të vogël, mbi të cilën ju keni bërë disa herë ankesa dhe nuk ka gjetur zgjidhje. …”

“…Pas gjithë këtyre argumenteve, në emër të Shkëlqesisë së Tij, Perandorit Napoleon, Perandor i francezëve, Mbret i Italisë, mbrojtës i Konfederatës së Rinit,

unë protestoj:

1 kundër marrëdhënieve që ju po lidhni me anglezët

2 Në interes të paqes dhe unitetit mes fuqive aleate dhe Portës, unë kërkoj kthimin e agjentit tonë që u arrestua padrejtësisht.

3 Që porti i Prevezës të mbetet i hapur për anijet franceze.

4 Siç e ka urdhëruar fuqia e madhe- Porta e Lartë, të hiqet flamuri anglez nga kështjellat dhe porteve që i përkasin Perandorisë.

5 Në emër të Shkëlqesisë së Tij, kërkoj që anijet franceze të mos pengohen në portin e Prevezës dhe në brigjet shqiptare, por të gëzojnë të drejtat e tyre tregtare dhe ushtarake.

Mendoni mirë se një refuzim për të realizuar këto kërkesa do të sillte pasoja që do të binin mbi ju dhe mbi familjen tuaj.

Për kopje besnike me origjinalin,

Janinë, 1808

Konsulli i përgjithshëm i Francës në Janinë

Pouqueville

JU REKOMANDOJMË

Si shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut! Pse njohja e Shqipërisë nga SHBA erdhi vetëm më 1922
Ndryshe

Si shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut! Pse njohja e Shqipërisë nga SHBA erdhi vetëm më 1922

01/12/2025 - 17:36
Papa tregon respekt për fenë islame, heq këpucët gjatë vizitës në xhaminë e Stambollit
Lajme

Papa tregon respekt për fenë islame, heq këpucët gjatë vizitës në xhaminë e Stambollit

29/11/2025 - 17:02
Së bashku i kanë 850 miliardë franga, lista e 300 zviceranëve më të pasur – emrat e 10 të parëve
Kuriozitete

Së bashku i kanë 850 miliardë franga, lista e 300 zviceranëve më të pasur – emrat e 10 të parëve

28/11/2025 - 21:33
Papa arrin në Stamboll, kaos total në rrugë
Kuriozitete

Papa arrin në Stamboll, kaos total në rrugë

27/11/2025 - 14:17
Deshi të bënte ngulitje, 16-vjeçari nga India humb jetën – bie i tërë koshi mbi të
Ndryshe

Deshi të bënte ngulitje, 16-vjeçari nga India humb jetën – bie i tërë koshi mbi të

26/11/2025 - 15:11
Katër kadetë të FSK-së përfundojnë Akademinë Ushtarake në Gjermani
Lajme

Katër kadetë të FSK-së përfundojnë Akademinë Ushtarake në Gjermani

20/11/2025 - 13:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Prognozat paralajmërojnë rënie për VV-në më 28 dhjetor

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gjykata e Mitrovicës dënon me 24 vite burgin Jetmir Sinanin për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit, rasti kishte ndodhur te shtëpia e dorasit në Vushtrri

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E la muzikën iu kthye fesë, por çka ndodhi prapë? Ferki Shala duket se u bë pishman dhe po vjen me një projekt muzikor

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shefi i sektorit të mbeturinave në Drejtorin e Mjedisit: Kontrata për fshirje dhe larje të rrugëve me “Unitetin” ka skaduar, është punë e Drejtorisë së Shërbimeve Publike

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë