Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?

15/04/2025 - 21:01
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?Share Button Gazeta Blic A kanë dhënë dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë nga funksionet ekzekutive apo jo? Kur konsiderohet që Qeveria është në dorëheqje? Si ndodh dorëheqja e anëtarëve të Qeverisë? Çfarë ndodh pas dorëheqjes së tyre?Kjo ishte tema e ditës pas një përpjekjeje të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkaku – partitë politike që deri së voni ishin në opozitë nuk e pranuan dorëheqjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia dorëzoi kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, para mbledhjes së Komisionit për e mandateve të Kuvendit.

Rrjedhimisht, ata nuk e votuan raportin e komisionit, votimi i të cilit do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Në këtë tekst mund të mësoni se çfarë thonë ligjet e Kosovës lidhur me dorëheqjen e Qeverisë.

Kur përfundon mandati i Qeverisë?Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.

Po ashtu, mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj.Çfarë ndodh në rast se anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet?

Ligji për Qeverinë parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Kështu thuhet në nenin 26 të këtij ligji, i cili ka të bëjë me papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë është bërë më 27 mars nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe para asaj date nuk ka pasur dorëheqje nga anëtarët e Qeverisë Kurti 2.

Albin Kurti më 27 mars shkroi në Facebook se mandati i tij katërvjeçar përfundoi më 23 mars, dhe pretendoi se sipas Ligjit për Qeverinë, nuk ka nevojë për një akt shtesë dhe formal të dorëheqjes nga posti.Ai citoi nenin që përcakton se mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse përfundon mandati i rregullt i Qeverisë.

Si ndodh dorëheqja e Qeverisë dhe a ka ajo kompetenca pas kësaj?Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me kufizimet e përcaktuara me ligj (më poshtë përmendim cilat janë ato).
Një Qeveri është në dorëheqje: pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; pas dorëheqjes së kryeministrit ose në çdo rast tjetër kur posti i kryeministrit mbetet i lirë, deri në zgjedhjen e Qeverisë; pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga Kuvendi, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re…Sa u përket kufizimeve, në ligj përmendet që Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe ligjin për buxhetin; nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.
Qeveria në dorëheqje, megjithatë, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit. Në rast të fatkeqësive natyrore apo shëndetësore, disa nga këto kufizime nuk vlejnë më.Kur fillon mandati i deputetit?
Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 70), mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundon, ndër të tjera, kur deputeti emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.Mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse: nuk bën betimin; jep dorëheqje dhe emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Çfarë thanë ekspertët?Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 15 prill tha se dorëheqja duhet të jetë e qartë dhe duhet bërë publike, me kohë dhe të jetë pa ekuivok.
“Kjo (letra) mund të pranohet legalisht, në njëfarë mënyre. Por, ajo nuk është ekuivalente me dorëheqjen, për shkak se dorëheqja duhet të jetë shprehimore, sikurse e kërkon ligji…Por, edhe po të mos ishte Ligji për Qeverinë, i cili e detyron (kryeministrin) që të japë dorëheqje, pa ekuivoke, para momentit të certifikimit (si deputet), përkatësisht, para certifikimit, atëherë çështja e Kushtetutës është e qartë – në momentin që e jep betimin (si deputet) nuk mund të kesh dy lojalitete”.“Kur thotë ligji dhe Kushtetuta se duhet që para certifikimit, përkatësisht para betimit, të jepet dorëheqja dhe nuk mund të ushtrosh asnjë funksion, kjo nuk ka lidhje me mandat – as për funksion ekzekutiv as në detyrë, as në dorëheqje, në asnjë mënyrë”, shtoi ai.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, dorëheqja e kryeministrit nuk është e mjaftueshme – çdo ministër që ka fituar mandat si deputet duhet të dorëzojë dorëheqjen individualisht dhe në rrugë zyrtare.Ai thekson se nuk është e pranueshme që këto dokumente të dorëzohen në mënyrë informale apo përmes individëve të ndryshëm në ambientet e Kuvendit. Procedura e duhur përfshin dorëzimin zyrtar në Sekretarinë e Kuvendit, e cila më pas e përcjell dokumentacionin tek Komisioni përkatës.

“Sepse unë besoj që nuk është e hijshme që këto të sillen nga individë të caktuar, të barten shkresat me dorë nëpër hollët e Kuvendit. Por, ka përcaktim të procedurave se si bëhet pranimi i një shkrese nga Qeveria”, thotë Cakolli.E, pasi dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës në seancën e sotshme, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Dyshime për manipulim në raportimin e normës në Trepçë

Dyshime për manipulim në raportimin e normës në Trepçë
04/04/2026 - 22:56

Një komision vlerësues i normës së shpimit në minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë gjeti se për tetë muaj xehetarët dhe ndihmës-xehetarët raportuan më shumë metrazh të shpimit...

Më shumëDetails

Tetë qëndrimet që Albin Kurti i shkeli me të dyja këmbët

Tetë qëndrimet që Albin Kurti i shkeli me të dyja këmbët
04/04/2026 - 22:48

Në vijim do t’ua rikujtojmë disa nga qendrimet e Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte opozitar. Por, siç duket, pushteti për të është aq i ëmbël sa e...

Më shumëDetails

Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës

Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës
04/04/2026 - 22:30

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Me këtë rrugë, Haradinaj liderit shpirtëror të tyre ia ka kërkuar njohjen e Vatikanit për...

Më shumëDetails

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim
04/04/2026 - 22:21

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka qenë sot prezent në ndeshjen e Hoffenheimit, aty ku po shkëlqen treshja e “Dardanëve”, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian...

Më shumëDetails

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit
04/04/2026 - 21:29

Kryeministri Albin Kurti nuk ka reaguar për përmbylljen e mandatit nga presidentja Vjosa Osmani sot, e cila ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu pas përfundimit të mandatit të Osmanit- ‘Ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet’

Prindon Sadriu pas përfundimit të mandatit të Osmanit- ‘Ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet’
04/04/2026 - 21:14

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, reagoi përmes një postimi në Facebook pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani. Ai i quajti pesë vite historie të udhëheqjes së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë