Rafael Leao është njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë për momentin.
Dhe, kjo ka bërë që sulmuesi i Milanit të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.
Prej tyre, lojtarin portugez e do edhe Chelsea.
Mediumi italian “Corriere della Sera” raporton se “Blues” do të mundohen ta transferojnë përfaqësuesin portugez qysh në janar.
Sidoqoftë, “Rossoneri” po shpresojnë që ta bindin lojtarin e krahut të majtë të qëndrojë në “San Siro”.
Ai ka kontratë me Kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2024.
Leao duket se është i vendosur për të qëndruar tek kampioni aktual italian.
Por, një ofertë e parefuzueshme dhe e papërmbajtshme për lojtarin mund t’i ndryshojë gjërat.












