Chelsea po mendon ta bllokojë largimin e Cesar Azpilicuetas dhe të Marcos Alonsos.
Dy veteranët e mbrojtjes lidhen me një transferim të mundshëm në Barcelonë.
Mirëpo, mediumi spanjoll “Sport” raporton se “Blues” mund të mos e lejojnë kalimin e tyre në “Camp Nou”, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo për faktin se “Blaugrana” janë afër transferimit të mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, i cili ishte po ashtu objektiv i klubit anglez.
Mbrojtësi i djathtë dhe ai i majtë spanjoll e kanë edhe nga një vit kontratë me klubin londinez dhe mund të mbesin në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2023.
Barça po mendonte ta kompletojë mbrojtjen me Azpilicuetan e Alonson në krahë, plus Kounden në qendër.











