Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji

04/07/2025 - 22:21
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur keni etje dhe keni nevojë për një pije, ju shikoni për ta përzgjedhur ndonjë pije që ju hidraton më mirë. Por cilat pije janë më të mirat për t’ju hidratuar?

Sigurisht, gjithmonë mund ta pini një gotë ujë, por uji nuk është pija më hidratuese, sipas një studimi nga Universiteti St. Andrews i Skocisë, raporton “CNN”. Në studim janë krahasuar pije të ndryshme për efektet hidratuese.

Studiuesit zbuluan se ndërsa uji – i thjeshtë apo i gëzuar – e bën një punë mjaft të mirë për ta hidratuar shpejt trupin, pijet me pak sheqer, yndyrë apo proteina e bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë.

Arsyeja ka të bëjë me mënyrën se si trupat tanë reagojnë ndaj pijeve, ka thënë Ronald Maughan, profesor në Shkollën e Mjekësisë së St. Andrews, që ishte edhe autor i studimit. Një faktor është edhe vëllimi i pijes së caktuar. Sa më shumë të pini, aq më shpejt pija zbrazet nga stomaku juaj dhe absorbohet në qarkullimin e gjakut, ku mund t’i hollojë lëngjet e trupit dhe t’ju hidratojë.

Qumështi është hidratues më i mirë se uji

Faktori tjetër që ndikon se sa mirë hidratohet një pije, lidhet me përbërjen ushqyese të pijes. Shembull, qumështi u zbulua se është më hidratues sesa uji i thjeshtë, sepse përmban laktozë, disa proteina dhe yndyra, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe në ruajtjen e hidratimit për një periudhë më të gjatë kohore.

Qumështi gjithashtu ka natrium, që vepron si sfungjer dhe e mban ujin në trup dhe rezulton në më pak urinë të prodhuar.

E njëjta mund të thuhet edhe për tretësirat orale të rehidratimit, që përdoren për ta trajtuar diarrenë.

Ato përmbajnë sasi të vogla sheqeri, si dhe natrium e kalium, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë në nxitjen e mbajtjes së ujit në trup.

“Ky studim na tregon shumë nga ajo që e dinim tashmë: elektrolitet – si natriumi dhe kaliumi – kontribuojnë në hidratim më të mirë, ndërsa kaloritë në pije rezultojnë në zbrazje më të ngadaltë nga stomaku dhe për këtë arsye çlirim më të ngadaltë të urinës”, tha Melissa Majumdat, dietologe e trajnere personale në “Academy of Nutrition and Dietetics”, që po ashtu u përfshi në studim.

Por, ja ku bëhet çështja më e ndërlikuar. Pijet me sheqerna më të përqendruar, si lëngjet e frutave apo coca-cola, jo domosdoshmërish janë hidratuese sa pijet me pak sheqer. Ato mund të kalojnë pak më tepër kohë në stomak dhe të zbrazen më ngadalë krahasuar me ujin e thjeshtë, por sapo këto pije hyjnë në zorrën e hollë, përqendrimi i tyre i lartë i sheqernave hollohet gjatë një procesi fiziologjik të quajtur “osmozë”. Ky proces, në fakt, e “tërheq” ujin nga trupi për në zorrën e hollë për t’i holluar sheqernat që i përmbajnë këto pije. Teknikisht, çdo gjë brenda zorrëve është jashtë trupit tuaj.
Lëngjet dhe pijet e gazuara jo vetëm që janë më pak hidratuese, por ofrojnë sheqerna dhe kalori shtesë, që nuk do të na ngopin aq shumë sa ushqimet normale, shpjegoi Majumdar.

Nëse zgjedhja është mes pijeve të gazuara dhe ujit për hidratim, zgjidheni gjithmonë ujin. Në fund të fundit, veshkat dhe mëlçia jonë varen nga uji për t’i hequr qafe toksinat në trupin tonë. Uji, gjithashtu, luan rol kyç në ruajtjen e elasticitetit dhe butësisë së lëkurës. Është hidratuesi më i lirë që mund ta gjeni.

Ndërsa të qëndrosh i hidratuar është me rëndësi, në shumicën e situatave njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen se sa hidratuese janë pijet e tyre.

“Nëse keni etje, trupi i juaj ju thotë të pini më shumë”, tregon Maughan.

Por, për atletët që stërviten seriozisht në kushte më ekstreme dhe të nxehta, hidratimi bëhet çështje kritike.

A mund t’ju mbajnë birrat dhe kafeja të hidratuar?

Alkooli vepron si diuretik, gjë që ju bën të urinoni më shumë, kështu që kur bëhet fjalë për pije alkoolike, hidratimi do të varet nga vëllimi total i një pijeje.

“Birra do të rezultonte në më pak humbje uji sesa uiski, sepse po konsumoni më shumë lëngje me birrën. Pijet e forta alkoolike ju dehidrojnë, pijet alkoolike të holluara jo”, tha Maughan.

Kur bëhet fjala për kafenë, se sa mirë ju hidraton ajo varet nga sasia e kafeinës që konsumoni. Një kafe e rregullt me rreth 80 miligramë kafeinë, do të ishte po aq hidratuese sa uji, sipas hulumtimit.

Konsumimi i më shumë se 300 mg kafeinë, apo rreth 2-4 filxhanë kafe në ditë, mund ta shkaktojë humbjen e lëngjeve të tepërta, pasi kafeina e shkakton një efekt të lehtë diuretik afatshkurtër. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë me dikë që zakonisht nuk konsumon kafeinë, dhe mund të kompensohet duke e shtuar një apo dy lugë gjelle qumësht në filxhanin e kafesë suaj.

JU REKOMANDOJMË

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij
Kuriozitete

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

18/12/2025 - 11:30
Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri
Lifestyle

Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri

17/12/2025 - 18:16
Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas
Lajme

Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

12/12/2025 - 11:16
Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale
Ndryshe

Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale

10/12/2025 - 09:43
Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)
Kuriozitete

Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)

10/12/2025 - 09:42
Shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme
Ndryshe

Shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme

10/12/2025 - 09:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë