Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

21/11/2025 - 10:05
në Lajme
A A
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian i vlerëson nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme deri në rreth 135 miliardë euro, duke iu referuar parashikimeve paraprake nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ukrainës i duhen shumë para, ndërkohë që buxhetet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së janë të rënduara.

Kohët e fundit dukej sikur ishte gjetur zgjidhja: përdorimi i gjerë i aseteve ruse të mbajtura në BE. Por Belgjika deri më tani e ka hedhur poshtë këtë plan. Ofruesi i shërbimeve financiare Euroclear, që menaxhon fondet ruse e ka selinë aty dhe Belgjika ka frikë se do të përballet e vetme me zemërimin e Rusisë dhe kërkon garanci të gjera nga pjesa tjetër e BE-së ndaj të gjitha humbjeve të mundshme.

Në kryeqytetet e BE ka mbërritur këto ditë edhe një letër nga presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Ajo paraqet tre mundësi ndihme për Ukrainën: Shtetet anëtare e financojnë ndihmën për Ukrainën nga buxhetet e tyre, që do të thotë, nëse i marrin vetë si kredi paratë, do të përballen me kosto interesi. E dyta: Komisioni i BE-së i merr kreditë dhe shtetet anëtare të BE-së do të ofrojnë garanci. E zgjidhja tjetër: Asetet ruse përdoren për t’i dhënë Ukrainës kredi.

Që kjo të ndodhë, shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të ofrojnë garanci ligjërisht të detyrueshme dhe të pakushtëzuara. Për më tepër, këto garanci duhet të mbulojnë edhe rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe të investimeve, si dhe rreziqet pas heqjes së ngrirjes së aseteve. Belgjika ka pasur një marrëveshje të tillë investimi me Rusinë që nga viti 1989. Belgjika ende nuk heq dorë po nga kundërshtimi i saj. BE ka një konflikt në nivelin më të lartë politik, i cili duhet të zgjidhet më së voni në samitin e BE-së në dhjetor.

Skandali i korrupsionit në Ukrainë
Situata bëhet më e vështirë për Ukrainën pas skandalit të korrupsionit që e tronditi së fundmi vendin. Raportimet për valixhe plot me para në dorë, një vilë në Zvicër dhe dy ministra të shkarkuar mund të zvogëlojnë gatishmërinë e disa vendeve për të dhuruar ndihma. Por Monika Hohlmeier (CSU), nënkryetare e Komitetit të Buxhetit në Parlamentin Europian, sheh diçka pozitive në skandalin e korrupsionit. Ajo e konsideron përparim që ky mashtrim u zbulua dhe që BE është bërë më e rreptë në lidhje me ndarjen e fondeve. Presidentit Zelensky nuk i lejohet më të bëjë pagesa të caktuara. Edhe Agjencia antikorrupsion e BE-së, OLAF, po kryen gjithashtu hetime në Ukrainë, që të le të kuptosh, se mund të ketë pasur korrupsion me fondet e BE-së.

Gjykata Evropiane e Revizionit, e ngarkuar me monitorimin e fondeve të BE-së, ka publikuar raportin e saj të fundit special mbi Ukrainën për vitin 2021. Raporti flet për “korrupsion të përhapur gjerësisht”. Daniel Freund, një eurodeputet i Gjelbër, e sheh si problematike përpjekjen e verës së kaluar për të dobësuar agjencinë antikorrupsion të Ukrainës.

Megjithatë, shumica e vendeve të BE-së mbeten të përkushtuara për të mbështetur Ukrainën. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i cili do të marrë pjesë në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, deklaroi pas skandalit të korrupsionit se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, “por duhet të ketë një luftë të vendosur kundër korrupsionit”./DW

JU REKOMANDOJMË

Punëtorët e Postës nga e hëna në grevë, kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës
Lajme

Punëtorët e Postës nga e hëna në grevë, kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës

21/11/2025 - 10:01
Rama pret Kurtin në Samitin “Our pathway to EU”
Lajme

Rama pret Kurtin në Samitin “Our pathway to EU”

21/11/2025 - 10:00
Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
Lajme

Koci: Popullata në Kosovë e ka humb shpresën!

21/11/2025 - 09:50
Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend
Lajme

Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend

21/11/2025 - 09:47
Dalin pamjet nga aksidenti fatal afër Drenasit, zjarrfikësi i futur në ujë duke kërkuar trupa nga vetura e rrokullisur (Video)
Lajme

Dalin pamjet nga aksidenti fatal afër Drenasit, zjarrfikësi i futur në ujë duke kërkuar trupa nga vetura e rrokullisur (Video)

21/11/2025 - 09:42
Muharremi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më shumë për të përcaktuar nëse kryeministër do të jetë Hamza apo Abdixhiku
Lajme

Muharremi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më shumë për të përcaktuar nëse kryeministër do të jetë Hamza apo Abdixhiku

21/11/2025 - 09:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme

    Me kë do të bëjë koalicion parazgjedhor? Eman Rrahmani jep detaje nga takimet me partitë politike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • U.d. Kryeprokurori i Shtetit shkarkohet në mënyrë të jashtëligjshme

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Iu vihet “dryni” lokaleve “të të fortëve të Veriut”, Sindikat e Parliament mbyllen nga Inspektorati

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas shpalljes së zgjedhjeve, Prattipati në zyrë te Osmani, Presidenca jep detaje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Besën e shqiptarit po ta jap, t’gjuj me gotë”; “gjuaj, lirisht”: Matoshit dhe Drenorit përfshihen në një debat të ashpër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë