Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cili është Ramizi i vërtetë? Lladrovci e kishte shkarkuar nga pozita e drejtoreshës, sot i thur lavde si kandidate për deputete Aurora Berishës!

06/01/2025 - 22:07
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rastet kur politikanët i bien pishman për vendimet e tyre dhe kalojnë pastaj në lëvdata për persona të caktuar.

Një rast i tillë “par excellent” është ai i Ramiz Lladrovcit i cili i thur lavde të shumta dhe në piedestal një kandidateje për deputete, Aurora Berishës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thurur lavde për kandidaten Aurora Berisha të cilën e ka konsideruar si zë në interes të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Por Ramiz Lladrovci para disa kohësh pikërisht këtë kandidate e kishte shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së Inspekcionit në komunën e Drenasit pasi Aurora Berisha kishte refuzuar të japë dorëheqje.

Logjikshëm shtrohet pyetja: Si ka mundësi që para disa kohësh ta shkarkosh nga pozita e drejtoreshës e pastaj të kërkosh votë për të për një pozitë shumë më të rëndësishme politike.

Më poshtë sjellim statusin e Lladrovcit më lëvdata për ish drejtoreshën që e kishte shkarkuar:

Znj. Aurora Berisha, është kandidate e PDK-së nga Drenasi, me numrin 68, meriton të jetë zë i interesit qytetar të komunës tonë, në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka përvojë të gjatë në menaxhim, financa dhe kontabilitet. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin “Hasan Prishtina”, ku është diplomuar në fushën e Menaxhimit dhe Teknologjisë, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në të njëjtën drejtim.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka fituar titujt si Auditor i Brendshëm i Certifikuar (CIA) dhe tituj të tjerë në fushën e financave.

Aktualisht, Aurora ushtron detyrën e Drejtoreshës Ekzekutive në ndërmarrjen publike komunale “Stacioni i Autobusëve” NPL në Drenas, si dhe mban pozitën e Auditorit të Brendshëm në Koscode Sh.P.K. Ajo gjithashtu është konsulente në organizatën joqeveritare AWO, ku ndihmon klientët në planifikimin financiar, rikthimin në tregun e punës dhe zbatimin e planeve për biznese të reja.

Në të kaluarën, Aurora ka ushtruar përgjegjësi të larta në vende të ndryshme si Drejtoreshë e Drejtorisë së Inspeksionit në Drenas, Zyrtare e Lartë për Marketing dhe Komunikim në Solaborate LLC, si dhe Analiste e Raportimit të të Dhënave në TEB Sh.A. Me një përvojë të pasur në analiza financiare, raportim dhe menaxhim strategjik, Aurora vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe suksesin e organizatave ku punon. Aurora është nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas.

Vota për Aurorën, do të jetë votë për zërin e sinqertë në Kuvend, përfaqësim i interesit qytetar dhe nacional si dhe vlerësim për kompetencën dhe përvojën e saj profesionale për Kosovën ma mirë!

#MaMirë131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do ta lëshojmë edhe një herë bajrakun
Lajme

Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate

08/06/2025 - 22:38
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD
Kryesore

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

08/06/2025 - 22:27
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Kryesore

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

08/06/2025 - 22:00
Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune
Kryesore

Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune

08/06/2025 - 21:06
Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani
Lajme

Humbi jetën pasi ra nga ura e autostradës “Arbën Xhaferi”, Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje

08/06/2025 - 20:28
Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni nuk lahen me ‘flamurin kuq e zi’
Kryesore

Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni nuk lahen me ‘flamurin kuq e zi’

08/06/2025 - 19:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1522 Shpërndaje
    Shpërndaje 609 Tweet 381
  • Nënkryetari i tanishëm i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë