Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Dialog me të gjitha partitë, por nuk do të qeverisim me Vetëvendosjen

02/04/2025 - 22:08
në Kryesore, Lajme
A A
Çitaku-qeverisë: Punoni mbarë nëse dini, nëse jo, shkoni në shpi!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re, duke e cilësuar një koalicion “të pamundur”.

“PDK-ja preferon një koalicion me subjektet politike që deri dje kemi qenë së bashku në opozitë”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

Ajo ka theksuar se nuk e përjashtojnë dialogun me asnjë parti politike, madje as me Vetëvendosjen, por nuk do të qeverisin me atë parti.

“Ne nuk do ta përjashtojmë dialogun me askënd, as me VV-në, por ne nuk do të qeverisim me VV-në. Ne duhet të flasim me njëri -tjetrin, në parim duhet të ishte normale të flasim. PDK-ja është e qartë dhe konsistente, po presin që të kemi një gjuhë të vrazhdë po refuzojmë një diskurs të tillë”, ka deklaruar ajo.

Çitaku ka theksuar se dallimet mes PDK-së dhe LVV-së janë thelbësore dhe nuk kanë të bëjnë me inate personale.

“Ne e shohim dhe e përjetojmë Kosovën tërësisht ndryshe nga LVV-ja. Besojmë se Kosovës i duhet një qeveri e cila urgjentisht e kthen vendin në binar të drejtë, që riparon raportet e dëmtuara me aleatët, largon sanksionet dhe trajton problemet reale të qytetarëve si çmimi i lartë i energjisë, inflacioni dhe pagat e ulëta”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se më 15 prill, në seancën konstituive të Kuvendit, PDK-ja nuk do të bllokojë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, duke e lënë të hapur rrugën për formimin e institucioneve.

“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta ketë mundësinë e parë për të krijuar qeverinë. Nëse dështon, atëherë do të vijë radha e PDK-së”, ka theksuar Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
08/04/2026 - 19:34

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur, duke shtuar se shpreson që presidenti i ri të zgjedhet...

Më shumëDetails

Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
08/04/2026 - 19:24

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka deklaruar se rënia e fundit e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare ende nuk është reflektuar në Kosovë dhe se...

Më shumëDetails

Gashi: Zgjedhjet i konvenojnë të gjithëve përveç VV-së – Opozita ta propozojë Osmanin për presidente

Avokati Gashi thotë se duhet të kthehet dënimi me vdekje
08/04/2026 - 19:08

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se ende ka mundësi për arritjen e një marrëveshjeje politike brenda afatit rreth 20-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke...

Më shumëDetails

Prizren dy raste nga policia: Tre të dyshuar arrestohen në flagrancë – pronarit i kthehet ari e bizhuteritë – një person pranon së paku pesë vjedhje

Prizren dy raste nga policia: Tre të dyshuar arrestohen në flagrancë  – pronarit i kthehet ari e bizhuteritë – një person pranon së paku pesë vjedhje
08/04/2026 - 18:55

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njofton se sot hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të identifikojnë të...

Më shumëDetails

Driton Selmanaj reagon për faqen e re të Presidencës: I papranushëm injorimi i llogos që u bë në kohën e Rugovës

Selmanaj: Dëgjova se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
08/04/2026 - 18:39

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me fotografinë e profilit që është vendosur në llogarinë e re në “facebook” të faqes së Presidencës së Kosovës. Selmanaj...

Më shumëDetails

Ambasada japoneze për makiaton e Kosovës: Pse është kaq e mirë kudo?

Ambasada japoneze për makiaton e Kosovës: Pse është kaq e mirë kudo?
08/04/2026 - 18:23

Kultura e kafesë në Kosovë po vazhdon të tërheqë vëmendjen e të huajve, të cilët gjithnjë e më shpesh e cilësojnë makiaton si një nga përvojat më të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë