Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku i përgigjet Gërvallës: S’të merr seriozisht askush, merru me ndonjë njohje, anëtarësim dhe sanksionet e BE’së

09/11/2024 - 19:30
në Kryesore, Lajme
A A
Çitaku për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq: Të hetohet nga organet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë sot se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është më mirë të merret me ndonjë njohje për Kosovën, sesa me deklarata të opozitës. Këtu Çitaku përmendi edhte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjen e sanksioneve nga ana e BE-së.“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E. Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush”, tha Çitaku.

Tutje, ajo tha se pozita është duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në.“Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjëse”, deklaroi tutje ajo.

 

Gërvalla një ditë para takimit me mërgatën në Gjermani e ka sulmuar opozitën. Sipas saj, ish-qeveritë s’po i pengon përmbajtja e takimeve të kryeministrit, por entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën po pritet kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Gërvalla ka thënë se ish-qeveritë jo vetëm që kishin degraduar diplomacinë, por edhe kishin përçarë, përbuzur e përçmuar mërgatën ngado që kishin shkuar.“Por, nuk është përmbajtja e takimeve të Kryeministrit ajo që i shqetëson ata që për vite të tëra degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën. Është entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën pritet Kryeministri dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës nga qytetarët e Kosovës në të gjithë botën, ajo që po iu pengon”, ka shkruar Gërvalla.

“Për kaq shumë vite me radhë, mërgatën dhe diasporën e trajtuan me përbuzje, përçmim dhe mungesë të skajshme të respektit. Kur ishin ambasadorë, ministra apo kryeministra, mërgatën më meritore e përjashtonin nga aktivitetet e organizuara me paratë e tatimpaguesve, duke i tkurrur listat në vetëm anëtarë të rrethit familjar të tyre, të miqve personal dhe në partnerë biznesi. Kur vinin për vizita përfaqësues të institucioneve, i dërgonin nëpër restorante dhe ndeja me pikërisht këta. Përveç shopingut, natyrisht”, ka shkruar Gërvalla sot.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Fitore për Zjerm
Kryesore

Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Fitore për Zjerm

17/05/2025 - 21:31
Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit
Kryesore

Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit

17/05/2025 - 21:01
Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës
Kryesore

Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës

17/05/2025 - 20:41
Ngërçi në Kuvend, Terras: Për të arritur qëllimet afatgjata politike, duhet të bëni kompromise
Kryesore

Ngërçi në Kuvend, Terras: Për të arritur qëllimet afatgjata politike, duhet të bëni kompromise

17/05/2025 - 20:30
Osmani ndan foto familjare dhe falënderon për urimet e ditëlindjes së saj
Kryesore

Osmani ndan foto familjare dhe falënderon për urimet e ditëlindjes së saj

17/05/2025 - 20:10
Macron shpreh mirënjohje për mikpritjen në Tiranë: Vendi juaj e ka vendin e vet në BE, Franca ju mbështet
Kryesore

Macron shpreh mirënjohje për mikpritjen në Tiranë: Vendi juaj e ka vendin e vet në BE, Franca ju mbështet

17/05/2025 - 20:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pamje me video: Momenti kur Albulena Haxhiu hyn në sallë dhe nuk përshëndetet me Albin Kurtin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Bllokada në Kuvend, Kraki: Këtë javë do të lëvizë diçka, Kurti po …

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Spahiu arsyetohet për takimin me Gjuriqin, thotë se ftesa i erdhi nga ministri serb

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë