Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Nuk shkojmë në Kuvend për të bllokuar, LVV-ja duhet të reflektojë

19/04/2025 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka treguar se kjo parti nuk shkon në Kuvend për të bllokuar konstituimin e këtij institucioni.

Një ditë para përpjekjes se tretë për konstituimin e Kuvendit, ajo e ka ftuar VV-në dhe Albin Kurti që të reflektojnë.

Në emisionin ‘Blic Interview me Astrit Gashin’, ajo ka thënë se Kurti dhe ministrat e tij që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje.

“Ne nuk shkojmë nesër në seancë për të bllokuar as për të krijuar drama në Kuvend. Shkojmë me insistim për të dalur nga kjo situatë. E ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, që njëherë në jetë t’i nënshtrohet ligjit dhe ta respektoj, të jep dorëheqje me shkrim dhe të nesërmen do ta ketë votën tonë tek raporti i Komisionit për mandate”, ka thënë ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka thënë se nuk mund të iu kërkohet deputetëve të kësaj partie që të shkelin Kushtetutën.

“Mirëpo nuk mund të kërkohet nga ne, që me vetëdije të plotë, të shkelim ligjet, sepse janë norma të pashmangshme. Ne presim që nesër të ketë reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë fituar 42% të votave, duhet të jenë të përgjegjshëm. Ne duhet të tejkalojmë inatet, egot dhe mëritë, nuk tregohesh as i fortë e as i madh nëse insiston tek një qëndrim, i cili bjen në kundërshtim me ligjin dhe cenon rëndë rendin kushtetues. Ne nuk e kemi luksin të mbesim pa institucione”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka bërë me dije edhe një herë se PDK-së nuk ka votë për asnjë kandidat për kryeparlamentar që propozohet nga LVV-ja.

“Kjo krizë është e krijuar artificalisht, ashtu siç Vetëvendosja e ka uzurpuar Kuvendin, ka uzurpuar edhe Qeverinë sot. Marrin vendim të paligjshme të cilat do të përfundojnë Prokurori. Si tek emërimi i bordeve, tek pozitat e larta dhe vendime të tjera, të cilat i kanë të ndaluara. Sa i përket votës për kryeparlamentar, ne nuk kemi një të tillë për ndonjë kandidat që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Do të marrim pjesë në votim, por nuk do të votojmë asnjë kanidat nga kjo parti”, përfundoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Për herë të parë garon për deputete të LDK-së, kaq vota deri tani ka marrë Adelina Thaçi
Lajme

Për herë të parë garon për deputete të LDK-së, kaq vota deri tani ka marrë Adelina Thaçi

29/12/2025 - 17:48
Hykmete Bajrami: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën
Lajme

Bajrami uron LVV-në: Fitore me korrupsion, aktakuza dhe degradim të raporteve me SHBA-të

29/12/2025 - 17:38
Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë
Kryesore

Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

29/12/2025 - 17:26
Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
Kryesore

Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

29/12/2025 - 17:17
Kush fitoi në fshatin e Agim Veliut, LDK apo Vetëvendosje?
Kryesore

Kush fitoi në fshatin e Agim Veliut, LDK apo Vetëvendosje?

29/12/2025 - 16:48
I këndoi Kurtit, kaq vota ka deri tani Edona Llalloshi
Lajme

I këndoi Kurtit, kaq vota ka deri tani Edona Llalloshi

29/12/2025 - 16:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë