Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për vizitën e këtij të fundit në Greqi.
Çitaku tha se në një kohë kur vendi po kalon një krizë të thellë politike, ekonomike e sociale, Kurti ka zgjedhur të udhëtojë për në Greqi, për të marrë pjesë në një konferencë që sipas saj, s’u pa asnjë homolog i tij.
“Madje, pamjet që u shpërndanë ishin nga një bar plazhi. Ky njeri nuk ka as ndjeshmëri, e as përgjegjësi. Jo vetëm për Kosovën, por as për ata që e kanë votuar dhe e kanë besuar”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo e quajti Kurtin si njeri që e ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit, e që çdo ditë sipas saj, ai po bën përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues.
“As ‘revolucionin’ nuk e ka më të rëndësishëm. I vetmi qëllim i tij është pushteti. Me çdo kusht”, shkroi ajo.