Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është e ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Ajo ka komentuar deklaratën e Murat Jasharit, i cili refuzoi të kandidojë për President.
Çitaku ka thënë se sa të ketë tokë e qiell, do të ketë president, ministra e ambasadorë – por do të ketë vetëm një familje Jashari.
“Kosova për sa të ketë tokë e qiell, do të ketë edhe president, ministra, deputetë, ambasadorë. Por vetëm një familje, familja Jashari. Është rast unik, jo vetëm në historinë tonë, por në tërë Evropën, kur një familje e tërë flijohet”, ka thënë ajo.













