Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e institucioneve në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën institucionale dhe ka theksuar se vendi është në krizë të thellë.
“Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë së VV-së. Dështuam sërish të konstituojmë institucionet. Vendi është në krizë, ekonomia është në krizë”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo theksoi se pavarësisht përpjekjeve për të arritur një marrëveshje politike, nuk po shihet vullnet për të dalë nga ngërçi.
“Sot pati përpjekje dhe fatkeqësisht u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve e nuk po arrijnë që të bëjnë marrëveshje për të mirën e qytetarëve. Për keqardhje. Kërkoj ndjesë”, ka thënë ajo.