Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti

07/10/2025 - 13:34
në Lajme
A A
Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku, në një intervistë ekskluzive për RTV21 dha sinjal se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti për shkak të, siç tha, kryeneçësisë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë. Nënkryetarja Çitaku thotë se për këtë janë duke punuar intensisht në terren me synim që të kthehet normaliteti në Kosovë.

Është e dhimbshme që tani e shtatë tetë muaj që Kosova është pa institucione. Në këtë pikë kemi mbërri për shkak të kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë edhe politike por edhe qytetare të zotit Kurti. Kjo situatë të cilën e kemi është për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të tij. Kemi kaluar muaj të tërë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit në ndërkohë që zoti Kurti me vetëdije të plotë e shkelte Kushtetutën. Sikur bota të ishte mbarë nuk do të kishte nevojë të kishte zgjedhje, mirëpo tani duket që zgjedhjet e reja parlamentare ne fund të këtij viti janë të pashmangshme. Zoti Kurti nuk e ka shumicën parlamentare. Gjashtë muaj kanë thënë se kanë, tani po thonë se nuk e kanë. Po sillen me institucionet dhe me fatin e Republikës sikur fëmijët me një lodër. Ne shpresojmë dhe jemi duke punuar vazhdimisht në terren që pas zgjedhjeve të reja parlamentare pejzash politik në Kosovë të ndryshojë. Të krijohet një shumicë e re parlamentare pa LVV-së dhe vendit t’i jepet institucione stabile që para së gjithash synojnë ta kthejnë normalitetin në vend”, tha Çitaku për rtv21

Nënkryetarja Çitaku përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim me LVV-në edhe nëse bëhet fjalë për kompromise sa i përket postit të presidentit.

“Ne pas përfundimit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, kandidati ynë për kryeministër e ka bërë të qartë se dallimet politike dhe ideologjike mes PDK-së dhe LVV-së dhe mënyrës së si e shohim Kosovën është shumë ndryshme”, u shpreh Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

Çmimet për Kurtin e Osmanin, Maliqi ironizon: Lum UP, dy alumni nderi në llumin e të arsimuarve
Lajme

Çmimet për Kurtin e Osmanin, Maliqi ironizon: Lum UP, dy alumni nderi në llumin e të arsimuarve

07/10/2025 - 15:28
Osmani e pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, po shpreson që formimi i institucioneve “do të përmbyllet shpejt”
Lajme

Osmani e pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, po shpreson që formimi i institucioneve “do të përmbyllet shpejt”

07/10/2025 - 15:15
Kim Jong Un, letër Putinit për ditëlindje
Lajme

Kim Jong Un, letër Putinit për ditëlindje

07/10/2025 - 15:12
Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?
Lajme

Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

07/10/2025 - 15:09
Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
Lajme

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore

07/10/2025 - 15:08
Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike
Lajme

Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

07/10/2025 - 15:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kurti mbledh qeverinë në detyrë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë