Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

10/01/2025 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të finalizojnë një marrëveshje për “dialogun strategjik”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se me kërkesën e saj në vitin 2021, SHBA-ja ka konfirmuar se së shpejti do ta finalizojë këtë dialog me Kosovën.

Lajmin ia ka sjellë zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, i cili po viziton Kosovën.

Çfarë nënkupton kjo?
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

SHBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizja demokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya.

Dialog strategjik edhe me Kosovën, edhe me Serbinë
Dialogu strategjik me Kosovën dhe Serbinë është përmendur gjithashtu në një deklaratë për shtyp të senatores amerikane, Jeanne Shaheen, në prill të vitit 2024.

Në atë kohë, Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit të SHBA-së miratoi një projektligj të propozuar nga senatorja demokrate Shaheen dhe senatori republikan, Roger Wicker, që synonte rritjen e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe u dërgua në Senat për shqyrtim.

Projektligji përmend gjithashtu nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kur të jetë bërë përparim i mjaftueshëm, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë nismat për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja vendet.

“Këta hapa të propozuar përfshijnë nisjen e dialogut strategjik dypalësh me Kosovën dhe Serbinë dhe mbështetjen e nismave konkrete në fushën e tregtisë dhe investimeve”, thuhet në deklaratën për shtyp të senatores Jeanne Shaheen.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka hyrë në një dialog të tillë strategjik me SHBA-në. Takimi i parë u mbajt më 2 qershor 2022 në Uashington DC, dhe u drejtua nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.

Në atë kohë, të dyja vendet theksuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe riafirmuan angazhimin e tyre për integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor përmes nismave politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Në takim ata nënvizuan gjithashtu rëndësinë strategjike të zhvillimit të aftësive të avancuara të mbrojtjes, zhvillimit të stërvitjeve dhe aktiviteteve të trajnimit dypalësh për të përmirësuar ndërveprimin dhe gatishmërinë.

Për më tepër, ata riafirmuan angazhimin për rritjen e diversifikimit dhe pavarësisë energjetike në mbështetje të sigurisë kombëtare dhe ndanë angazhimin për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dypalësh. /REL

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK’së: Takimi mes Kurtit e Hamzës s’është i dëmshëm, uroj që të arrijnë marrëveshje për ç’bllokim të institucioneve
Lajme

Ish-deputeti i PDK’së: Takimi mes Kurtit e Hamzës s’është i dëmshëm, uroj që të arrijnë marrëveshje për ç’bllokim të institucioneve

09/06/2025 - 20:25
Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht
Kryesore

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

09/06/2025 - 20:21
Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është
Lajme

Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është

09/06/2025 - 19:47
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi: LVV nuk ka lënë më hapsirë me bashkëqeverisë me ta

09/06/2025 - 19:45
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Lajme

Abdixhiku përsërit thirrjen për Qeveri Uniteti, megjithëse propozimi i tij u refuzua sërish

09/06/2025 - 19:39
Kurti ‘bojkoton’ takimin e VV-së në Mitrovicë, kundështime që Faton Peci të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës
Kryesore

Kurti ‘bojkoton’ takimin e VV-së në Mitrovicë, kundështime që Faton Peci të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës

09/06/2025 - 19:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme- (Lista me emrat e asistentëve)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë