Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka është ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për naftën?

23/06/2025 - 17:53
në Lajme, Ndryshe
A A
Çka është ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për naftën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organi më i lartë i sigurisë i Iranit e ka në dorë një nga vendimet më kritike të luftës. Ky organ do të marrë vendimin përfundimtar nëse do të mbyllë ngushticën e Hormuzit, tha televizioni shtetëror iranian të dielën, pasi parlamenti miratoi një rezolutë në mbështetje të mbylljes së ngushticës.

Irani, disa herë në të kaluarën ka kërcënuar me mbyllje të ngushticës, por kurrë nuk e ka marrë këtë akt, i cili do të kufizonte tregtinë dhe do të ndikonte në çmimet globale të naftës, shkruan Reuters të hënën, transmeton Paparaci.

Ngushtica shtrihet midis Omanit dhe Iranit dhe lidh Gjirin Persik në veri të tij me Gjirin e Omanit në jug dhe Detin Arabik përtej. Është 33 km e gjerë, me korsinë e transportit vetëm 3 km të gjerë në të dy drejtimet.

Pse ka rëndësi?

Rreth një e pesta e konsumit të përgjithshëm të naftës në botë kalon përmes ngushticës. Nga fillimi i vitit 2022 deri në muajin e kaluar, diku midis 17.8 milionë dhe 20.8 milionë fuçi naftë të papërpunuar dhe lëndë djegëse kalonin çdo ditë nëpër ngushticë, treguan të dhënat nga firma analitike Vortexa.

Anëtarët e OPEC-ut, Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku eksportojnë pjesën më të madhe të naftës së tyre të papërpunuar përmes ngushticës, kryesisht në Azi.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kanë kërkuar të gjejnë rrugë të tjera për të anashkaluar ngushticën.

Katari, ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm, dërgon pothuajse të gjithë gazin e tij përmes ngushticës.

Flota e Pestë e SHBA-së, me bazë në Bahrejn, ka për detyrë të mbrojë anijet tregtare në këtë zonë.

Historia e tensioneve

Në vitin 1973, prodhuesit arabë të udhëhequr nga Arabia Saudite vendosën një embargo të naftës ndaj mbështetësve perëndimorë të Izraelit në luftën e tij me Egjiptin.

Derisa vendet perëndimore ishin blerësit kryesorë të naftës së papërpunuar të prodhuar nga vendet arabe në atë kohë, në ditët e sotme Azia është blerësi kryesor i naftës së papërpunuar të OPEC-ut.

Në korrik 1988, një luftanije amerikane rrëzoi një aeroplan iranian të transportit të udhëtarëve, duke vrarë të gjithë 290 personat në bord, në atë që Uashingtoni tha se ishte një aksident dhe Teherani pretendoi se ishte një sulm i qëllimshëm.

Në janar të vitit 2012, Irani kërcënoi se do të bllokonte ngushticën në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e SHBA-së dhe Evropës.

Në maj të vitit 2019, katër anije – duke përfshirë dy cisterna nafte saudite – u sulmuan në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, jashtë ngushticës së Hormuzit.

Tre anije, dy në vitin 2023 dhe një në vitin 2024, u ndaluan nga Irani në Ngushticën e Hormuzit.

JU REKOMANDOJMË

Osmani i jep “goditjen” e radhës Kurtit: S’jam pajtuar me shumë gjëra për të cilat Kurti është dakorduar me Vuçiqin, unë s’kam bërë asnjë koncesion

Osmani i jep “goditjen” e radhës Kurtit: S’jam pajtuar me shumë gjëra për të cilat Kurti është dakorduar me Vuçiqin, unë s’kam bërë asnjë koncesion
11/03/2026 - 13:00

Vjosa Osmani thotë se i kishte besuar shumë Albin Kurtit. Tandemi në krye të shtetit të Kosovës duket se është prishur ndërsa presidentja tani ka treguar se kryeministri...

Më shumëDetails

Kryeministri spanjoll: Të jesh aleat i SHBA-së nuk do të thotë t’i thuash “po” për gjithçka

Kryeministri spanjoll: Të jesh aleat i SHBA-së nuk do të thotë t’i thuash “po” për gjithçka
11/03/2026 - 12:52

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez tha se një valë krenarie për shkak të qëndrimit të Madridit mbizotëroi në Spanjë. “Kur i thamë ‘jo luftës’, pati një valë krenarie që...

Më shumëDetails

Kështu përfundoi fotografia e Hashim Thaçit në objektin e Ministrisë së Jashtme

Kështu përfundoi fotografia e Hashim Thaçit në objektin e Ministrisë së Jashtme
11/03/2026 - 12:43

Një fotografi e ish-presidentit Hashim Thaçi është fotografuar në mesin e mbeturinave në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës. Fotografia, të cilën e ka...

Më shumëDetails

Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së
11/03/2026 - 12:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po kërkon nga partitë emrat e të propozuarve për anëtarë të rinj të KQZ-së. Burime të IndeksOnline bëjne me dije se tanimë disa...

Më shumëDetails

Kushtetuesja me njoftim të rëndësishëm: Sot afati i fundit…

Gjykata Kushtetuese e konfirmon se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit
11/03/2026 - 12:24

Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Pas vendosjes së masës së përkohshme nga...

Më shumëDetails

Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?

Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?
11/03/2026 - 12:11

Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror ka qenë për vite të tëra pjesë e debatit publik në Kosovë, por shpesh ka kaluar në heshtje institucionale dhe pa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë