Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

25/09/2025 - 18:05
në Kryesore, Lajme
A A
Çka mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.

Kushtetuesja tha se masën, që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio, dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.

Si mund ta gjykojë Kushtetuesja çështjen?

Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuesja është mbështetur gjithmonë në praktikën e konstituimit të Kuvendit.Ai parasheh se Gjykata do “të konstatojë se shkelja e vetme ka qenë ndarja e votimit të nënkryetarëve, pasi praktika e deritanishme kërkon zgjedhjen e tyre në pako”.

Çerkini nuk pret “që Gjykata të merret me çështje politike, siç është diskutimi se kush duhet të jetë nënkryetar nga komuniteti serb. Një gjë e tillë nuk është përgjegjësi e saj. Roli i Gjykatës është vetëm të garantojë respektimin e Kushtetutës dhe të procedurës”.

Vendim të ngjashëm pret edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Por, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka pritje të tjera.

“Ne presim që Kuvendi të konfirmohet si i konstituuar, ngase Kryetari i Kuvendit i ka respektuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me Kushtetutë, jurisprudencën e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në një deklaratë të Zyrës për Media të LVV-së dhënë REL-it.

Për LVV-në, përfaqësuesja e pakicave joserbe, Emilija Rexhepi, e cila u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, u votua “në mënyrë të rregullt dhe nuk ka drejtë askush t’ia marrë këtë të drejtë grupit multietnik”.

Votimi për nënkryetarët

Për dallim prej kandidates së komuniteteve të tjera minoritare, asnjëri nga 10 përfaqësuesit e komunitetit serb nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.

Kandidati i vetëm që propozoi Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, nuk i siguroi 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi partia që gëzon mbështetjen e Beogradit nuk pranoi të propozonte për nënkryetar dikë tjetër përveç Sllavko Simiqit, kryetari Basha hodhi short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër.

As të tjerë nga Lista Serbe, e as Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit, nuk i morën votat e nevojshme, me ç’rast Basha në mënyrë të njëanshme e mbylli si të përfunduar seancën konstituive.

Miftaraj thotë për REL-in se “nëse merren për bazë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025 dhe standardi që është ndërtuar në 11 vjetët e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese mund të vendosë kthimin e votimit në pako për dy nënkryetarët e komuniteteve joshumicë”.

Sipas tij, nëse nga Gjykata “merret për bazë Rregullorja e Punës e Kuvendit, e miratuar nga legjislatura e kaluar, mund të sqarohet procedura e votimit të kandidatëve që kanë shumicën e votave të deputetëve nga pakicat”.

E, pastaj? Çerkini beson se Gjykata do “të theksojë se procedura e konstituimit duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, duke u shfrytëzuar ditët e mbetura nga afati 30-ditor” i një aktgjykimi paraprak./REL

JU REKOMANDOJMË

Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
18/03/2026 - 19:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në Klan Kosova, ka folur për situatën aktuale politike në vend. Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, ai tha...

Më shumëDetails

Kim Jong fiton zgjedhjet parlamentare me 99.93 % të votave

Kim Jong fiton zgjedhjet parlamentare me 99.93 % të votave
18/03/2026 - 18:59

Partia e Punës në Korenë e Veriut ka fituar “zgjedhjet parlamentare” në Korenë e Veriut, duke siguruar të gjitha 687 vendet e Kuvendit Popullor. Sipas raportimeve zyrtare, pjesëmarrja...

Më shumëDetails

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit
18/03/2026 - 18:47

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah...

Më shumëDetails

Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

Gjykata Speciale pritet ta lirojë Kadri Veselin për varrimin e nënës së tij
18/03/2026 - 18:41

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit. ‘‘Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin (mars 2026) Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës...

Më shumëDetails

BBC: Turma të mëdha mblidhen në Teheran për funeralet e zyrtarëve të lartë

BBC: Turma të mëdha mblidhen në Teheran për funeralet e zyrtarëve të lartë
18/03/2026 - 18:33

Këto janë imazhet e fundit që na vijnë nga Teherani, ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në kryeqytetin iranian. Njerëzit janë mbledhur në numër të madh për...

Më shumëDetails

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!
18/03/2026 - 18:11

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratave të nënës, e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë