Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

24/10/2025 - 13:54
në Kryesore, Lajme
A A
Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t’ua prezantuar Qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën – pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja – Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë.

Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e la derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tani për tani – së paku publikisht – nuk ka informacione se një marrëveshje koalicioni është në horizont.

Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë Qeverinë e re dhe vlerësoi se zgjidhje alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

I mandatuari i ri për kryeministër sërish do t’i kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin e punës.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2020, mandatari i dytë për kryeministër mund të jetë edhe nga partia e dytë më e madhe – në këtë rast Partia Demokratike e Kosovës.

Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.

Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.

Çfarë thotë praktika e vitit 2020?

Në prill të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i dha mandatin për të formuar Qeverinë e Kosovës Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës – partia e dytë në atë kohë – sepse Vetëvendosja, si fituese e zgjedhjeve, nuk e shfrytëzoi mundësinë kushtetuese për të emëruar kryeministrin.

Atëkohë, Vetëvendosja e pa daljen nga kriza politike – e cila kishte lindur nga vota e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit më pak se dy muaj pasi ishte zgjedhur – në zgjedhje të parakohshme.

Vota e mosbesimit ndaj Kurtit u bë për shkak të pakënaqësisë së partnerëve të tij të koalicionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mënyrën se si ai e udhëhoqi vendin gjatë pandemisë COVID-19, si dhe për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më pas vendosi që dekreti i presidentit të Kosovës, Thaçi, që emëronte Hotin si mandatar për kryeministër, ishte në përputhje me Kushtetutën.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 vende dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 8 vende.

Komuniteti serb ka dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës – nëntë prej të cilave i fitoi Lista Serbe, ndërsa një vend e fitoi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Dhjetë vende të tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet e tjera minoritare, të njohura nga Kushtetuta e Kosovës: boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Për të zgjedhur një qeveri të re, personi përgjegjës duhet të sigurojë së paku 61 vota.

Më 20 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Qeverisë, por kritikoi Listën Serbe për “krijimin e pengesave”.

Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kundërshtuar zgjedhjen e Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit dhe është në pritje të përgjigjes.

Çka nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Listës Serbe?

Nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pranon ankesën e Listës Serbe si të bazuar, në praktikë kjo do të thoshte se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.

Kjo do ta bënte të pamundur ndërmarrjen e ndonjë hapi drejt formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja.

Më herët, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Listës Serbe se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Më pas u zgjodh Rashiq, sepse asnjë nga nëntë kandidatët nga Lista Serbe nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, një kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb propozohet nga shumica e deputetëve nga ai komunitet – gjë në të cilët thirret edhe Lista Serbe në ankesën e saj.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve.

Kriza politike dhe institucionale lindi fillimisht për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive më të mëdha shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas për shkak të zgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb./REL/

JU REKOMANDOJMË

Në Ditën e Veteranit, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Vesel Selimi pranon një dhuratë simbolike nga Rexha
Lajme

Në Ditën e Veteranit, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Vesel Selimi pranon një dhuratë simbolike nga Rexha

30/12/2025 - 15:24
I këndoi Kurtit, kaq vota ka deri tani Edona Llalloshi
Lajme

“Jam Albini pushkë me qite”, i dedikoi këngë liderit të saj: Ja sa vota mori Edona Llalloshi

30/12/2025 - 15:12
Fatmir Limaj: Sot nderojmë veteranët e i kujtojmë edhe ata që janë në Hagë
Lajme

Fatmir Limaj: Sot nderojmë veteranët e i kujtojmë edhe ata që janë në Hagë

30/12/2025 - 15:00
Mërgimtari hodhi mbeturinat nga vetura midis rrugës, gjobitet nga Policia
Lajme

Mërgimtari hodhi mbeturinat nga vetura midis rrugës, gjobitet nga Policia

30/12/2025 - 14:44
Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç
Kryesore

Kërkoi vota për me i “sakatu” opozitën: A pritet të jetë sërish pjesë e Kuvendit Adriana Matoshi?

30/12/2025 - 14:36
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Lajme

Besnik Tahiri drejt kthimit në Kuvend, i treti me më së shumti vota në AAK

30/12/2025 - 14:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • I këndoi Kurtit, kaq vota ka deri tani Edona Llalloshi

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë