Klubit i Futbollit të Femrave Mitrovica të merkuren zhvillohen ndjeshjen finale për Kupën e Kosovës me klubin Hajvalia, përmes një reagimi për media ka thënë se kundështari po tenton t’i godet pabesisht me metoda jo sportive, transmeton Veriu info.
Postimi:
Dashamirë të futbollit e sidomos ju të futbollit të femrave, ju njoftojm që klubi i futbollit të femrave Mitrovica të Merkurën nga ora 17:00 do të zhvilloj ndeshjen Finale të Kupës së Kosovës me Kff EP Hajvalia në Stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë.
Jemi shumë të motivuar dhe të përqendruar për të zhvilluar një lojë të bukur dhe korrekte me futboll cilësor, e cila na ndihmon në arritjen e qëllimeve tona.
Jemi të vetëdijshëm që nuk do jetë përballje e lehtë, duke pasur parasysh forcen e kundërshtarit jo shumë në fushë, sa e ka jashtë fushe, i cili gjatë këtij edicioni ka treguar atë “fuqinë” e vetë në mënyra jo sportive, me të cilat po mundohen të na godasin pabesisht, por ne nuk do të qëndrojm duarkryq, do të luftojm në fushë ti arrijm sukseset tona, kurse për lojrat jo sportive dhe te ndeshkueshme sipas ligjit dhe rregullave të futbollit të kundërshtarit do merrën organet përgjegjëse.
Ne besojmë në forcën, sinqeritetin dhe korrektësin e ekipit tonë dhe do të arrijmë qëllimin që kemi përpara duke dalur fitimtar ne çdo betejë që kemi përpara.












