Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimet tejet të larta – Qytetarët ankohen, fajësojnë qeverinë

16/11/2025 - 16:53
në Kryesore, Lajme
A A
Çmimet tejet të larta – Qytetarët ankohen, fajësojnë qeverinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjithnjë e më shumë po rëndohet xhepi i qytetarëve. Ata po përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimeve në produktet bazë, duke e bërë kështu situatën edhe më të papërballueshme.

Të vështirë e bën edhe fakti situatës politike e mungesa e institucioneve.

Ata kërkojnë formimin urgjent të institucioneve dhe marrjen e masave që çmimet të stabilizohen.

Qytetari Faruk Halimi për Ekonomia Online është shprehur se me pensionin që merr po e ka shumë të vështirë t’ia del, pa çka thekson se çmimet janë tejet të larta. E vetmja shpresë për të është formimi I Qeverisë që sipas tij do të mund të ndërmerrte veprime të cilat nuk do të lejonin një rritje të tillë.

“Nuk mbaj mend deri më tani që ka pasur çmime më të larta dhe për këtë kemi protestuar, por Qeveria i ka fajet dhe aq më shpejt që formohet Qeveria, aq më shpejt çmimet do të zbresin. Energjia e ka tepruar, sidomos për neve pensionistët. Unë do t’i lusja Qeverinë me u formu sa më shpejt. Çmimet janë ‘tranu’, na kanë çuar mendtë. E ka tepruar me çmime dhe duhet me i ulë këto çmime. Jo, kurrsesi nuk po mundemi me ia dalë, edhe pse e kanë rritur pensionin, as për barna nuk po del, e lëre më për të tjerat”, tha Halimi.

Edhe Negjmi Haziri fajësoi politikën që sipas tij ata po luftojnë vetëm për pushtet të tyre por jo edhe për shtetin e qytetarin.

“Me shumë vështirësi po ia dalim. Çmimet po hipin çdo ditë, pasi nuk ka Qeveri, nuk ka Kuvend siç duhet, nuk ka kush të udhëheqë si duhet. Besoj që bëhet më mirë tash, edhe pse 9 muaj jemi pa formim. Të paktën vitin e ardhshëm, se ky vit shkoi. Kërkesa ime është të formohet Qeveria, të formohet Kuvendi, të formohen krejt institucionet dhe të na udhëheqin siç duhet, e jo ‘shkel e shko’. Ata po luftojnë vetëm për pushtet e jo për shtet. Shtetin dhe popullin i kanë lënë mënjanë”, tha ai.

Por një mendim krejtësisht ndryshe e ka Sejdi Mehmeti nga Podujeva.

“Ne edhe populli, askush s’na ka faj për këto gjëra, por po ju them diçka: ky popull dhe këta nëpër opozita e parlamente dinë me gënjy. Dilni e shikoni, këtu s’po mbjellim panxhar sheqeri që të bëhet sheqer. Le të shohin çmimet në Hungari, Rumani e Bullgari le të shikojnë ku është çmimi. Ne shqiptarët jemi tranu. Kurrë shqiptari, prej se jeton në këtë vend, nuk i ka pasur punët më mirë. Shikoni fëmijët nëpër shtëpi, telefonat 400–500 euro. Qysh mundet me thënë ai ‘s’po mundem me përballu’? Çdo shtëpi i ka 2–3 kerri, askush nuk mban lopë, e Albin Kurti don me ia sjell lopën. Çmimet janë në rregull se ne nuk po prodhojmë asgjë. Shikoni ushqimet dhe pijet, hyni në restorantin më të shtrenjtë, më i liri ku është? Jashtë. Këtu është më i shtrenjti”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Ushtarët letonezë dhe amerikanë të KFOR-it bëjnë ushtrime për të rritur efikasitetin operativ
Kryesore

Ushtarët letonezë dhe amerikanë të KFOR-it bëjnë ushtrime për të rritur efikasitetin operativ

16/11/2025 - 18:28
Gucati për protestën në Strasburg: Pikërisht ashtu siç e menduan, masa ishte e kënaqshme
Kryesore

Gucati për protestën në Strasburg: Pikërisht ashtu siç e menduan, masa ishte e kënaqshme

16/11/2025 - 18:04
Clark nesër nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit
Kryesore

Clark nesër nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit

16/11/2025 - 17:30
Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve
Kryesore

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

16/11/2025 - 17:17
Fjalimi i fortë i Merz me të rinjtë e CDU-së: Një model i ri po krijohet në Evropë
Lajme

Fjalimi i fortë i Merz me të rinjtë e CDU-së: Një model i ri po krijohet në Evropë

16/11/2025 - 16:36
Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
Kryesore

“Askush nuk është fitues i zgjedhjeve”/ Tahiri: AAK e kënaqur me rezultatin – kemi pritur fitore edhe në Pejë e Junik

16/11/2025 - 16:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • SHBA ultimatum Vuçiqit për NIS

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • E tmerrshme: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Visar Ymeri i tregon “koalicionet” e VV’së në balotazh- Kurti tha se të gjithë u bënë bashkë kundër tyre

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë