Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

CNN: Zyrtarët e Trumpit po e shqyrtojnë lehtësimin e mëtejmë të sanksioneve ndaj naftës ruse

10/03/2026 - 22:44
në Lajme
A A
CNN: Zyrtarët e Trumpit po e shqyrtojnë lehtësimin e mëtejmë të sanksioneve ndaj naftës ruse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka diskutuar lehtësimin e mëtejmë të sanksioneve ndaj naftës ruse si pjesë e një përpjekjeje urgjente për ta luftuar rritjen e çmimeve të energjisë, e nxitur nga lufta me Iranin, i thanë televizionit CNN disa persona të afërt me çështjen.

Me këtë lëvizje të mundshme do të synohej mbështetja e furnizimit global me naftë dhe t’i kundërvihej ndaljes së dërgesave nëpër Ngushticën e Hormuzit, që ka shkaktuar ngritje të madhe të çmimeve gjatë javës së fundit, raporton televizioni amerikan.

Presidenti Trump të hënën aludoi në mundësinë e lehtësimit të sanksioneve ndaj naftës ruse, duke thënë në një konferencë për gazetarë se “ne kemi sanksione ndaj disa shteteve” dhe se “ne do t’i heqim këto sanksion derisa kjo [situatë] të rregullohet”.

Departamenti i Thesarit i ShBA-së javën e kaluar i dha Indisë leje të përkohshme për të blerë naftë ruse që tashmë ndodhet në det pa u penalizuar nga Uashingtoni. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se vendimi nuk do t’i ofrojë Kremlinit “përfitim domethënës”, pasi nafta tashmë ishte duke qëndruar e papërdorur në një anije transportuese në det.

Zyrtarët e Trumpit tashmë kanë diskutuar për një lehtësim shtesë të sanksioneve, edhe pse personat e afërt me çështjen paralajmëruan se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar për madhësinë ose fushën e një veprimi të tillë.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Shtetet e Bashkuara fillimisht i kishin vendosur këto sanksione si përpjekje për ta ndëshkuar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë. Gjatë një takimi të ministrave të Financave të vendeve të G7-ës të hënën, zyrtarët evropianë i bënë thirrje Uashingtonit që të mos bëjë ndonjë lëvizje që do t’i mundësonte Rusisë të siguronte fitime domethënëse.

“Është me rëndësi që ne tani të mos e lehtësojmë presionin ndaj Rusisë dhe të mos e ndihmojmë Rusinë që të mos mbushë gjoksin e saj të luftës duke e shfrytëzuar këtë situatë të çmimeve të ngritura të naftës dhe gazit tash për tash” – tha pas takimit në një konferencë për gazetarë Vladis Dombrovskis, komisioner për ekonomi i Bashkimit Evropian.

JU REKOMANDOJMË

E PAPRITUR| Kryetari i kësaj partie opozitare i jep mbështetje Vjosa Osmanit: Respektoi Kushtetutën, mosshpallja e dekretit do të ishte shkelje

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
10/03/2026 - 22:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se presidentja e vendit e ka respektuar Kushtetutën në vendimet e saj dhe se mosveprimi do të përbënte...

Më shumëDetails

Tahiri: Albin Kurti të ndjehet krenar që po jeton në epokën e Hashim Thaçit

Tahiri: Albin Kurti të ndjehet krenar që po jeton në epokën e Hashim Thaçit
10/03/2026 - 22:27

Figura e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ishte një nga temat që u diskutua sonte në edicionin më të ri të emisionit Rubikon në Klan Kosova, me deputetin...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti deshi president të tij për të ushtruar pushtet autoritar, ne e ndalëm

Tahiri: Kurti deshi president të tij për të ushtruar pushtet autoritar, ne e ndalëm
10/03/2026 - 22:05

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova...

Më shumëDetails

Haradinaj: Akuza për “puç” ndaj Osmanit bazohet në frikën që e ka VV-ja ndaj saj

Zgjedhjet komunale, Haradinaj konfirmon bisedimet me Krasniqin e Abdixhikun- Lë hapësirë për bashkëpunim edhe me VV
10/03/2026 - 21:58

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar akuzat për një “puç politik” që janë drejtuar ndaj presidentes Vjosa Osmani në raport me Lëvizjen Vetëvendosje....

Më shumëDetails

Kriza e re politike, deputetët e Kuvendit sërish në “pushim”

Kriza e re politike, deputetët e Kuvendit sërish në “pushim”
10/03/2026 - 21:45

Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ishte funksionale fiks 1 muaj nga konstituimi.Kjo për shkak se tashmë nga dje deri më 31 mars Gjykata Kushtetuese përmes masës...

Më shumëDetails

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së
10/03/2026 - 21:37

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar një marrëveshje strategjike me gjigantin teknologjik Nvidia, kompania më e vlefshme në botë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • Përfundimi i mandatit, zbulohet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë