Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, do të largohet nga Manchester United këtë dimër dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë superliga amerikane e futbollit.
Inter Miami në MLS duket të jetë ekipi i ardhshëm i Ronaldos, ndërsa kontaktet e para në mes të përfaqësuesve të lojarit si dhe klubit amerikan janë pothuajse të finalizuara, shkruan gazeta spanjolle “AS”, transmeton Klankosova.tv.
Por, ekziston mundësia që legjenda e futbollit të transferohet edhe në një prej ekipeve evropiane, përfshirë Chelsea dhe Bayern Munich, për të cilat thuhet se akoma janë shumë të interesuar për të.
Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus akuzoi klubin se e kishte “tradhtuar”, ndërsa për trajnerin Erik ten Hag u shpreh se nuk kishte respekt për të.
“Unë nuk kam respekt për të (Ten Hag), sepse ai nuk tregon respekt për mua. Nëse nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju”, ka thënë Ronaldo.











