Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çun Lajçi feston ditëlindjen, shkruan letër rrëqethëse për të birin: Me dorën time të çova në burg

19/12/2022 - 11:14
në Lajme, ShowBiz
A A
Çun Lajçi: Albinin e rrëzon Amerika!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktori Çun Lajçi teksa sot feston 77-vjetorin e lindjes, i ka dërguar një letër djalit të tij që ndodhet në paraburgim.

Arrestimi i djalit të tij erdhi 3 ditë më parë pas denoncimit të aktorit për dhunë në familje. Lajçi ndër të tjera ka shkruar se “Me dorën time të çova në burg!”

Letra e plotë:

Biri im

Kur lindi motra jote, zemra ime u dalldis e gjithçka që pata kaloi n’anën e saj. Jeta ime s’ishte e imja ma! Por ti s’vonove e çele si kërmyll e jeta ime u nda n’dysh. N’dy pjesë zemra. N’dy pjesë puna. N’dy pjesë jeta! Gjithçka e imja u baj e jueja. Por ah! Ajo, siç erdhi e para e para iku n’amshim dhe pjesa e saj u ba e jotja! Vazhduem ashtu siç ditem e mujtem me jetua me dhimbjën që na e vari në tre gjoksa!

Tani me ket dhimbje po të shkruej në vitin tim të 77-të, n’ditëlindjen e vetmueme dhe tepër larg teje. Po t’shkruej se u zgjova tue folë me ty n’gjumë: Po shkojmë n’Rugovë m’the dhe unë t’përqafova!

Ah! Ky nga dhoma e vetmisë më përkujtoi ndaj u ula me shkrua!

Ty ndofta nuk t’kujtohet, se kishe pi ma shumë seç duhej e nga droja se po të ndodhë e keqja u nguta me thirrë policinë! Mu duk rruga ma e shkurt dhe ma e leht me t’vu nën kontroll, nga që alkoholi t’kishte mbërthye n’kthetrat e veta!

M’përgjasove n’Bekimin e “Mbledhësit të puplave” kur e theve gotën e dorën e përgjake. Nxitova ta thërras policinë e gabova! Me dorën time të çova n’burg, jo pse ti po ushtroje dhunë ndaj nanës e babës, jo pse ti po e therje vetvetën (siç raportuan mediat), por prej dashnisë dhe dëshirës me t’pasë të shëndoshë e jetëgjatë pranë vetës. Qëllimi ishte i thjeshtë: Po e dërgoj n’polici që ta ruejnë n’burg për nji natë deri sa t’i kaloi pia dhe t’ia lidhin plagën. Kaq! Por thirrja doli e gabueme. Mori jehonë kur mbrapsht raportoj policia: Dhunë familjare. Djali i filanit e theri vetvetën! Turp që s’kapërdihet!

Nji muej paraburgim për djalin e Çunit, dhe nji muej paraburgim për kriminelin polic serb, që u arrestua n’veri!

E shihni si barazohemi e barazpeshohemi? Unë e ftoj policinë me shpetua djalin tim nga alkoholi i nji nate (ngaqe unë s’kisha forcë) e djali përfundon n’paraburgim nji mujor!

Edhe pse larg teje, mua n’gjumë m’erdhi urimi yt për 77-vitet e mia dhe me zgjove nga gjumi me sytë e përlotun!

Tani prokuorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës e mirëpritur por vonuar, qytetarët u ndëshkuan për faj të Qeverisë

Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
17/03/2026 - 20:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Olta bëhet gati për palestër, vë në pah gjoksin në një video një-minutëshe

Olta bëhet gati për palestër, vë në pah gjoksin në një video një-minutëshe
17/03/2026 - 20:30

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura të show bizit shqiptar. Ajo po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postim të ndryshme...

Më shumëDetails

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim
17/03/2026 - 20:23

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se tani BE duhet ta nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, shkruan Express. Ky reagim i Bushatit...

Më shumëDetails

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!
17/03/2026 - 19:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Abdixhiku ka uruar të gjithë...

Më shumëDetails

Heqja e masave ndëshkuese, vjen reagimi i Vjosa Osmanit

Heqja e masave ndëshkuese, vjen reagimi i Vjosa Osmanit
17/03/2026 - 19:49

Presidentja Vjosa Osmani mirëpret konfirmimin e Komisionit Evropian se vendimi për heqjen e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës është zbatuar plotësisht.Ajo falënderoi Komisionin dhe shtetet anëtare...

Më shumëDetails

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush
17/03/2026 - 19:46

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufcën, Në këtë takim lamtumirës, ata të dy kanë diskutuar për rëndësinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë