Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxa, publikohet lista se çfarë bleu me 860 mijë euro

13/02/2025 - 18:30
në Kryesore, Lajme
A A
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxa, publikohet lista se çfarë bleu me 860 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shpërndarja e informacionit se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani, kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Shifra e çmendur e blerjeve online, është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës.

Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit.

“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro, shkruhej në njoftimin e SPAK, që ashtu siç pritej kapi menjëherë titujt kryesorë në media.

Prandaj, Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë përdorimin e 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës. Kryebashkiaku tha gjithashtu, se shpenzimet ishin për eventet kulturore që menaxhonte e shoqja, jo për qejfet e saj personale.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”, u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado, nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erion Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen.

“Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi”, u shpreh Rama.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë veshjesh ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë euro? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo ato janë thjesht kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin që e rrethon?

Lapsi.al ka siguruar faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Herë porositë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Tower, herë shtëpinë në Kodrën e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet bëhen në intervale të shkurtra, një herë në javë apo në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westëood etj. Në to porositen fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm. Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj. Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.

Më konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.

Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:

Ilustrimet e mësipërme, janë marrë nga faqet e internetit që punojnë shitjet online dhe tregojnë produktet e markave të veshjeve që janë në fatura, bashkë me përshkrimin përkatës.

Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.

Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene Westwood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.

Nga një kërkim në internet, del se fustani i vlerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart. Fustani është i markës Victoria Beckham.

Më lart është një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, njëri 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.

Shuma e plotë për të tre fustanet, është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.

Në foton më poshtë, janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin, është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.

Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa i ka paguar për 619 paund, një model të ngjashëm si më poshtë.

Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.

Lapsi.al ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, por faturat e blerjeve janë pak a shumë të njëjta.

Dokumentat tregojnë se janë me dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm, shpenzime online nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili pretendon se këto nevojiteshin për evente kulturore.

Fakt është që dokumentat tregojnë të kundërtën.

Veshjet personale dhe aksesorët e ndryshëm të porositura nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.

E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; të gjitha nga taksat që ne paguanim për kryeqytetin.

JU REKOMANDOJMË

Rodriguez premton lirime të reja të të burgosurve dhe zhvillon bisedë telefonike me Trump
Lajme

Rodriguez premton lirime të reja të të burgosurve dhe zhvillon bisedë telefonike me Trump

15/01/2026 - 10:38
Abdixhiku: Drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet
Lajme

Abdixhiku: Drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet

15/01/2026 - 10:31
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi vizita të rëndësishme
Kryesore

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi vizita të rëndësishme

15/01/2026 - 10:24
BE: Qeveria në ardhje të zbatojë të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi pa vonesa e parakushte
Kryesore

BE: Qeveria në ardhje të zbatojë të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi pa vonesa e parakushte

15/01/2026 - 10:22
Haradinaj nga Reçaku: Gjykohen udhëheqësit e UÇK-së e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet në Kosovë
Lajme

Haradinaj nga Reçaku: Gjykohen udhëheqësit e UÇK-së e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet në Kosovë

15/01/2026 - 10:18
Hamza në Reçak: Falë tyre sot gëzojmë lirinë e Kosovës
Lajme

Hamza në Reçak: Falë tyre sot gëzojmë lirinë e Kosovës

15/01/2026 - 10:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    300 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Jusuf Azemi me një paralajmërim të rëndësishëm lidhur me pagën minimale prej 425 euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë