Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, ku një automjet është përplasur me një betonere dhe për pasojë katër persona kanë humbur jetën.
Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina që u përplas me betonieren ka shpërthyer në flakë dhe katër personat janë djegur brenda.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.
Mediat e Shqipërisë kanë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura në flakë.


Viktimat e këtij aksidenti janë nga mosha 20 deri në 25-vjeç.