Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin në Baltik

20/11/2024 - 18:17
në Kryesore, Lajme
A A
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin në Baltik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komanda e mbrojtjes së Danimarkës tha se është “e pranishme” në zonën afër anijes së mallrave kineze, Yi Peng 3, që u ankorua afër brigjeve të Danimarkës. Kjo anije dyshohet se u përfshi në dëmtimin që ndodhi së fundmi, të kabllove të komunikimit me fibra optike në Detin Baltik.

Dyshimet janë rritur nga kryeqendrat perëndimore që thonë se dëmtimi i dy kabllove kyçe në Detin Baltik me gjasë ishin rezultat i veprimeve të qëllimshme.

Anija kineze, që raportohet se drejtohet nga një oficer detar rus, po lundronte nga porti rus Ust-Luga. Dyshohet se anija ka udhëtuar mbi zonën në Baltik ku gjendeshin kabllot që lidhnin Suedinë dhe Lituaninë.

Qeveritë evropiane dhe Uashingtoni nuk e kanë lidhur drejtpërdrejtë Moskën për këtë dëmtim, por ata e kanë akuzuar Rusinë për orkestrimin e “sulmeve hibride” ndaj infrastrukturës perëndimore për të ndëshkuar shtetet evropiane për ndihmën dhe mbështetjen që i ofrojnë ushtrisë ukrainase, e cila po lufton me forcat pushtuese ruse.

Disa analistë thanë se anija mund të ketë dëmtuar kabllotë kur ka qenë duke u ankoruar.

“Mbrojtja daneze mund të konfirmojë se ne jemi të pranishëm në zonën afër anijes kineze, Yi Peng 3”, tha Komanda e Mbrojtjes e Danimarkës përmes një postimi në X, raporton REL.

Aleatët e Ukrainës në incidentet e kaluara kishte akuzuar Moskën për sabotim, veçmas pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Autoritetet e shteteve të Baltikut po hetojnë për këputjen e kabllove – kablloja e dytë lidh Finlandën dhe Gjermaninë – pas incidenteve të ngjashme që kanë ndodhur në det në vitet e fundit.

JU REKOMANDOJMË

Osmani pas takimit me Ministren e Mbrojtjes Backes: Luksemburgu, mbështetje e palëkundur për Kosovën
Lajme

Osmani pas takimit me Ministren e Mbrojtjes Backes: Luksemburgu, mbështetje e palëkundur për Kosovën

03/07/2025 - 14:22
Isa Mustafa: Për herë të parë na futën në një thes me Serbinë, gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!
Lajme

Mustafa rreth deklaratës së Kurtit për Thaçin e Veselin: Të pakuptimta, s’bëhet politikë me njerëz që luftuan

03/07/2025 - 14:15
Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg
Lajme

Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg

03/07/2025 - 13:59
Vala e të nxehtit ‘godet’ Evropën dhe Ballkanin – lëshohen paralajmërimet në disa shtete
Lajme

Reduktim i orarit, punë nga shtëpia: Ministria e Shëndetësisë me rekomandime shkaku i të nxehtit

03/07/2025 - 13:39
LDK i referohet rregullores, tregon kur duhet të mbahet seanca konstituive- pushtetarëve iu kërkon dorëheqje
Lajme

Qëndrimi i opozitës në kuvend pas ndërprerjes së seancës, Abdixhiku: Ata le të ikin, ne le të flasim!

03/07/2025 - 13:24
Maqedonci: Belgjika mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, trupat belgë kontribuojnë në KFOR
Lajme

Maqedonci: Belgjika mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, trupat belgë kontribuojnë në KFOR

03/07/2025 - 13:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja bleu qumësht të prishur të Alpskos

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Feros i ngrihen tri aktakuza

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë