Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dardan Krasniqi: Qeveria kishte informacion për sulmin në Banjskë 4 ditë para se të ndodhte

07/01/2026 - 09:58
në Lajme
A A
Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Dardan Krasniqi, ka thënë se institucionet e Kosovës kishin informacione paraprake për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023.

Sipas Krasniqi, institucionet shtetërore ishin të njoftuara rreth katër ditë para se të ndodhte sulmi, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në përballjen e armatosur u vranë edhe tre sulmues.

“Qeveria jonë e ka pas informatën 4 ditë më herët se do të ndodh Banjska. Po e them fjalën publike, institucionet tona kanë pas informacione që do të ndodh”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.

Dardan Krasniqi është vëllai i anëtarit të VV’së në KQZ, Alban Krasniqit, rrjedhimisht kunati i ish-Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Sulmi në Banjskë u cilësua nga autoritetet e Kosovës si akt terrorist. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Ai dhe 41 persona të tjerë akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa ndaj Radojçiqit rëndojnë edhe akuza për financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash.

Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Venezuela e hapur për marrëveshje nafte me ShBA-të, thotë Rodriguez
Lajme

Venezuela e hapur për marrëveshje nafte me ShBA-të, thotë Rodriguez

08/01/2026 - 13:30
SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon
Kryesore

SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

08/01/2026 - 13:22
Regjistrohet viktima e parë në Shqipëri, lumi Vjosa arrin në pikën kritike mbi 9 metra
Lajme

Regjistrohet viktima e parë në Shqipëri, lumi Vjosa arrin në pikën kritike mbi 9 metra

08/01/2026 - 13:17
Dështaku i dy palë zgjedhjeve radhazi, Shahin Dervishaj, jep dorëheqje nga PDK
Lajme

Dështaku i dy palë zgjedhjeve radhazi, Shahin Dervishaj, jep dorëheqje nga PDK

08/01/2026 - 12:59
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

“Dështuam si shoqëri”/ Muharremi: Kosovarët ia dhanë mbi 50 për qind një partie që ka dëshmuar që s’di të qeverisë

08/01/2026 - 12:38
Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep të dhënat e fundit për situatën e vërshimeve në Kosovë
Kryesore

Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep të dhënat e fundit për situatën e vërshimeve në Kosovë

08/01/2026 - 11:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Do ta ngre LDK-në si Feniks” – Shfaqet kandidati i parë kundër Abdixhikut, akuzon udhëheqjen për “kapje” të partisë

    “Do ta ngre LDK-në si Feniks” – Shfaqet kandidati i parë kundër Abdixhikut, akuzon udhëheqjen për “kapje” të partisë

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Një tjetër mandat për Vjosa Osmanin?, ja çka thotë Albulena Haxhiu

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • ALARMANTE: Nestle kërkon tërheqjen nga tregu të produkteve të saj për fëmijë pas dyshimeve për toksina, importuesi kosovar MIGROS nuk tregon a i ka tërhequr nga tregu

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i kësaj dege në PDK

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Numërimi drejt fundit – Garë e ngushtë në LDK për karrigen e deputetit, Hadergjonaj, Sadiku e Gashi pak vota dallim

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë