Ish-ushtari i UÇK-së dhe një nga aktivistët e parë të Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit dhe Rron Gjinovcit, duke i akuzuar ata për, sipas tij, qëndrime anti-shqiptare dhe kundër UÇK-së.
Në reagimin e tij publik, Krasniqi pretendon se Gashi “lartëson periudhën e Titos” dhe, sipas tij, shpërndan vazhdimisht narrativa kundër Shqipërisë, ndërsa për Gjinovcin thotë se ka promovuar “të pavërteta kundër historisë, dhimbjes dhe krenarisë së popullit shqiptar”. Ai shtron gjithashtu dyshime mbi motivet e tyre, duke përmendur mundësinë që këto qëndrime të jenë të nxitura nga interesa të jashtme ose bindje personale.
Krasniqi kritikon edhe përdorimin e fondeve publike, duke pretenduar se ato po shfrytëzohen për narrativa që, sipas tij, bien ndesh me sakrificën e viktimave të luftës në Kosovë. Në fund të reagimit, ai e cilëson situatën si “trishtim dhe dhimbje”, duke shprehur shqetësim për, siç thotë, klimën e kontaminuar politike dhe shoqërore në vend.











