Dardan Velija, i emëruar në vitin 2023 si Kryeshef i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, mbart një histori të përfolur që daton nga viti 2004, kur një raport policor i përfshiu atë, Albin Kurtin dhe Jelena Bjelicën në një ndalim “nën qebe” në fshatin Binqe, të banuar me serbë.
Pretendimet sugjerojnë një takim të fshehtë me figura të lidhura me strukturat serbe, duke përfshirë vëllezërit Donçiq. Vitin e kaluar, Velija dhe bashkëpronari i tij në “Iron Consulting” përfituan një grant prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë.
Dardan Velija, një nga emrat më të përfolur së fundmi për lidhjet e tij të ndërlidhura me qeverinë dhe historitë e mëparshme të dyshimta, është bërë përsëri qendra e vëmendjes pas fitimit të një granti të madh.
Sot, Velija mban një rol të rëndësishëm si Kryeshef i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, një emërim që u bë nga Albin Kurti në vitin 2023.
E pikërisht Dardan Velija është ai që sot ka dalë pro rritjes së çmimit të rrymës të propozuar nga ZRRE-ja, transmeton Ballkani.info.
“E vërteta është e thjeshtë: ZRRE nuk e ka rritur çmimin e energjisë. Çmimi është rritur në tregjet botërore dhe ne, si shoqëri që importojmë një pjesë të konsiderueshme të rrymës, po përballemi me këtë kosto. Pyetja e vetme reale është: Si ta përballojmë si shoqëri këtë kosto të re?”, ka shkruar nder tjerash ai.
Ky postimi Velijat është kritikuar ashpër nga komentuesit në Facebook. “Nuk pritet ndryshe nga dikush që qeveria i ka dhanë karramela!”, ka qenë njeri nga shumë komente në këtë postim të Velijat.
Postimi i plotë:
Pse debati për ZRRE-në është i gabuar dhe i rrezikshëm
Fushata kundër ZRRE-së nuk ka as bazë dhe as logjikë. Argumentet që po përdoren janë kontradiktore dhe shpesh pa asnjë lidhje me realitetin.
E vërteta është e thjeshtë: ZRRE nuk e ka rritur çmimin e energjisë. Çmimi është rritur në tregjet botërore dhe ne, si shoqëri që importojmë një pjesë të konsiderueshme të rrymës, po përballemi me këtë kosto. Pyetja e vetme reale është: Si ta përballojmë si shoqëri këtë kosto të re?
Pretendimi se subvencionimi i importit do ta ulë inflacionin është jo vetëm i pasaktë, por edhe i rrezikshëm. Subvencionimi i energjisë për konsum nuk zgjidh asgjë, përkundrazi e përkeqëson situatën dhe thellon inflacionin. Sa më shumë të subvencionojmë importin, aq më shumë rrisim varësinë nga importi dhe e vonojmë zgjidhjen. Në vend që të nxisim investimet në prodhim vendas, siç janë panelet solare nga bizneset, po kerkohet te financojmë konsumin e një produkti që nuk e prodhojmë ende sa na duhet.
Kosova është një shoqëri që varet nga importi për shumë produkte, përfshirë pjeserisht energjinë. Rritja e mëtejshme e kësaj varësie, përmes politikave të gabuara, do të ishte një gabim strategjik me pasoja të rënda për të ardhmen.
Çfarë duhet të bëjmë?
Shteti duhet të përqendrohet në stimulimin e investimeve në burime të brendshme dhe uljen e konsumit të energjisë së importuar.
Ne, qytetarët dhe bizneset, duhet të kursejmë, të investojmë në izolim, në panele solare, dhe në masa të tjera të eficiencës energjetike.
Kërkesa për subvencionim pa kriter nga buxheti më i ulët në Evropë për kokë banori është në fakt kërkesë për ta dëmtuar shtetin dhe shoqërinë, duke stimuluar papërgjegjshmërinë dhe kulturën e parazitizmit.
Është gabim i madh të pretendojmë që shteti duhet të blejë importin me taksat tona për ta shitur lirë vetëm për të shmangur rritjen e çmimit. Ky është një populizëm që dëmton shtetin, të gjithë neve dhe vetëm sa e thellon krizën.
Në një debat në TV pashë të flitet pa pasur asnjë njohuri te fushes, shpikje shifrash dhe referenca, e cititime ga burime anonime. Liria e fjalës është e shenjtë (brenda kornizave ligjore), por detyra e shtetit, në këtë rast e rregullatorit, është t’i shërbejë interesit të përbashkët, jo populizmit.
Situata është e qartë: është rritur çmimi dhe është rritur edhe konsumi. Rregullatori ka përgjegjësi të veprojë, por nuk mund të mbyllim sytë dhe të vazhdojmë të jetojmë me iluzione.
Restriksionet nuk janë opsion – por as subvencionet e pakushtëzuara nuk janë zgjidhje.