Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DASH paralajmëron qytetarët për rrezik nga terrorizmi dhe trazirat në Veri të Kosovës

24/06/2025 - 09:16
në Kryesore, Lajme
A A
DASH paralajmëron qytetarët për rrezik nga terrorizmi dhe trazirat në Veri të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vizitës në Kosovë, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga terrorizmi dhe mundësisë për trazira civile në Veri të vendit.

Në përditësimin e publikuar në faqen zyrtare Travel.State.Gov, qytetarët amerikanë këshillohen të rishqyrtojnë udhëtimin në katër komunat veriore – Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – për shkak të tensioneve etnike dhe potencialit për shpërthim të trazirave civile.

“Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim ose me pak paralajmërim”, thuhet në njoftim.

Si objektiva të mundshëm përmenden ngjarjet publike, vendet fetare, hotelet dhe restorantet e frekuentuara nga turistët, shkollat, parqet, qendrat tregtare dhe infrastruktura e transportit publik.

Në komunikatë theksohet se pavarësisht faktit se trazirat e fundit në Veri të Kosovës kanë qenë të karakterit politik dhe nuk kanë prekur drejtpërdrejt turistët apo komunitetin ndërkombëtar, ekziston rreziku që edhe kalimtarët e rastësishëm të mund të preken.

“Qeveria e SHBA-së ka aftësi të kufizuar për të ofruar shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në veri të Kosovës, pasi udhëtimi i punonjësve të qeverisë amerikane në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan është i kufizuar”.

Më 7 qershor, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi për një tjetër aksion të suksesshëm të Policisë së Kosovës, gjatë të cilit janë zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë aksion, sipas Sveçlës, ishin gjetur tre zolla, dy helmeta balistike , dy çanta ushtarake, një jelek antiplumb dhe një maskë kundër gazit.

JU REKOMANDOJMË

Memli Krasniqi pret në takim Mathisen: PDK mbetet partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës
Lajme

Memli Krasniqi pret në takim Mathisen: PDK mbetet partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës

24/06/2025 - 12:58
Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Kryesore

ZRRE-ja thotë se s’e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë

24/06/2025 - 12:46
Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Kryesore

Bajrami: Qeveria Kurti bleu rrymën nga EFT e Vuk Hamoviqit dhe NOA, Prokuroria Speciale të hetojë

24/06/2025 - 12:31
Oda Ekonomike reagon pas pezullimin të vendimit për dalje të bizneseve në treg të hapur, ka një kërkesë për ZRRE-në
Lajme

Oda Ekonomike reagon pas pezullimin të vendimit për dalje të bizneseve në treg të hapur, ka një kërkesë për ZRRE-në

24/06/2025 - 12:08
Srpska reagon për vizitën e Kurtit në Mitrovicën e Veriut: Po e largon vëmendjen nga moskonstituimi i Kuvendit
Kryesore

Diku deputet e diku kryeministër – Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvillohen seancat

24/06/2025 - 11:47
Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
Lajme

Lushaku-Sadriu kritikon Ministrinë e Arsimit për menaxhimin e Testit të Maturës: Proces i turpshëm, ku mbizotëron mashtrimi

24/06/2025 - 11:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

    Vuçiq: Në rast konflikti me NATO-n rezistenca jonë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Pamje: Një nga dronët e Iranit me objektiv Izraelin, godet një tjetër shtet

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • DASH paralajmëron qytetarët për rrezik nga terrorizmi dhe trazirat në Veri të Kosovës

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mesazh i ashpër nga Kremlini për Beogradin: Keni shkelur vëllazërinë shekullore, armët serbe po na vrasin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë