Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat e saj copëza nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të veçanta me të birin, duke treguar lidhjen e ngrohtë mes tyre.
“Ti ma ke ndryshuar jetën përgjithmonë. Ti çdo gri e bën të marrë ngjyrë dhe çdo stuhi të shëndrrohet në diell. Ti je dashuria ime më e madhe”, ka shkruar ajo.













