Daut Haradinaj ka përkujtuar Brigadën 133 “Adrian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit, duke e cilësuar atë si një ndër shtyllat kryesore të luftës për liri.
Ai theksoi se përmes betejave të tyre, luftëtarët nderuan heroin Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar.
Në Ditën e Dëshmorëve të Istogut, Haradinaj rikujtoi betejat e prillit, duke vlerësuar heroizmin e Brigadës 133 si dëshmi se rruga drejt lirisë ishte e pandalshme.











