Sipas anëtarit të kryesisë së AAK-së Daut Haradinajt, energji elektrike në vend ka, siç thotë ai veç kur do kryeministri Albin Kurti që të ketë.
Kandidati për deputet, përmes një reagimi në Facebook, shkroi se mafia energjetike do errësohet në bankat e të akuzuarve.
“Kur don edhe ka rrymë, edhe 24/7 rrymë edhe çmimi tre herë më lirë. Kosova do të ndriçojë shpejt, e mafia energjetike do errësohet në bankat e të akuzuarve”, deklaroi Haradinaj.