Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka uruar Rexhep Selimin në 55 vjetorin e lindjes i cili ndodhet në Hagë.
“Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Rexha 55 sot.
Jeta na takoi shumë të ri, në kërkim të lirisë. Nuk e kishim menduar atëherë që unë njëherë e sot ti, do të gjykoheshim, por edhe sikur ta dinim, do të kishim bërë luftën e njejtë edhe 100 herë, të pastër, çlirimtare, në mbrotje të pragut.
Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!











