Ilir Deda ka deklaruar se Kosova po e harron domethënien e rolit të presidentit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por të një figure që garanton balancat politike dhe institucionale, si dhe përfaqëson unitetin e brendshëm.
Sipas tij, sistemi politik kërkon dakordim mes pozitës dhe opozitës, ndërsa konsultimet ndërpartiake janë të domosdoshme.
Deda theksoi se presidenti i ardhshëm duhet të ketë përvojë dhe dije në marrëdhënie ndërkombëtare, duke shtuar se në vitin 2026 nuk ka arsye që kjo pozitë t’i besohet dikujt që “mëson zanatin”.
Ai kërkoi që partitë fillimisht të përcaktojnë kriteret bazë për kandidatin e përbashkët, e më pas të vendosin për emrin.













