Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për konferencën e sotme për media.
Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit, e cila ka heshtur për shumë çështje, sot ka marrë pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit.
Duke përmendur shkeljet e kushtetutës nga ky pushtet, ai ka thënë se ata që e kanë shkelur kushtetutën sot po tentojnë ta mbrojnë atë.
“Kur premisa është gabim, çdo gjë tjetër vazhdon gabim. Dhe në bazë të pikënisjes së gabuar shtrohen dilema të gabuara, dhe përfundojmë në konkluzione qesharake. Kështu pra dhezim debate “të zjarrta” se çfarë shteti apo shoqërie është Kosova, apo a ka veto apo jo një parti politike në konstituim të Kuvendit. Gjithë kjo energji e shpenzuar kot. Me paradoks që vret ku “mbrojtjen e Kushtetutës” po e bëjnë ata që e shkelën më së shumti. Apo, si Presidentja e heshtur, që flet veç kur ka nevojë të merr pak pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit. Po ndalem veç te një pjesë – për Kuvend NUK mund të mirret si argument asnjë rrethanë para aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014 dhe të përsëritura në 2025 – sidomos jo ato raste kur Kosova nuk ka pasë as Kushtetutë e as Gjykatë Kushtetuese, e as që ka qenë shtet – pra, gjatë kohës së UNIMKut”, ka shkruar Deda.